Flash News

KRYESORE

Rritet tensioni Budapest-Bukuresht, kryeministri rumun: Do varen të gjithë ata hungarezë që kërkojnë autonomi

Bashkimi Europian mund të tronditet nga një tjetër krizë brenda tij dhe që mund të përfshijë dy shtete problematike sa i përket demokracisë dhe sundimit të ligjit.

Kryeministri i Rumanisë, Mihai Tudose ka kërcënuar me varje këdo hungarez brenda vendit të tij që do të kërkojë dhe punojë për shumë autonomi.

Tre grupe politike të hungarezëve etnikë që jetojnë në Transilvani dhe që njihen si Szekler, kanë firmosur një dokument ku kërkojnë më shumë autonomi nga Bukureshti, por për kryeministrin e vendit kjo është e padiskutueshme.

Nëse varin flamurin Szekler në institucionet e Szeklerland, njerëzit që do të mbajnë këto flamuj do të varen gjithashtu. Autonomia për Szeklers është jashtë çdo diskutimi”, ka deklaruar Tudose.

Kjo deklaratë shkaktoi reagimin e menjëhershëm të Hungarisë dhe ambasadori rumun u thërrit në Ministrinë e Jashtme për të dhënë shpjegime.

Ministri i jashtëm hungarez, Peter Szijjarto tha se “komentet e Tudose, ku ai kërcënon me ekzekutim përfaqësuesit e një komuniteti kombëtar, janë tërësisht të papranueshme”.

Szeklerland ka qenë dikur pjesë e perandorisë Austro-Hungareze dhe u bë pjesë e Rumanisë pas Luftës së Dytë Botërore. 61% e popullsisë së rajonit identifikohen si hungarezë, ndërkohëqë vitet e fundit Budapesti ka mbështetur kërkesat e tyre për autonomi.

Të fundit