Flash News

E-TJERA

Rritet vlera e Muriqit, ja sa kushton sot sulmuesi i "Dardanëve"

Vedat Muriqi është një nga transferimet më të suksesshme të këtij sezoni. Sulmuesi i Kosovës u transferua verën e vitit 2018 nga Rizespor te Fenerbahce për 3 milionë euo. Muriqi ka shkëlqyer deri tani duke shënuar 10 gola dhe duke dhënë 3 asiste në 16 ndeshje me Fenerbahen. Si rrjedhojë e formës së mirë, vlera e kartonit të tij ka pësuar rritje të ndjeshme.

 

Në fillim të dhjetorit të vitit të kaluar, Transfermarkt e vlerësonte me 8 milionë euro, ndërsa sot çmimi i 25-vjeçarit ka shkuar plot 12 milionë euro. Shumë ekipe të njohura janë vënë në ndjekje të sulmuesit dardan, ndaj nuk do të ishte surprizë transferimi i tij tek një ekip më i madh se Fenerbahce, gjatë merkatos së janarit ose atë të verës së ardhshme.

Të fundit