Flash News

KRYESORE

Rritja e beftë e mesatares, Avokati i Popullit i kërkon shpjegime 'Arsimit': Këto penalizime mund të ishin shmangur

Avokati i Popullit i ka dërguar një kërkesë për shpjegime Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë në ndjekje të një ankese prej një grupi maturantësh në prag aplikimi për shkollën e lartë, rreth ndryshimit të mesatares së pranimit në disa degë universitare për vitin akademik 2019-2020.

Në këtë kërkesë, AP thekson se ankesa e maturantëve ka nevojë të marrë trajtimin e duhur për disa arsye.

“Me qindra studentë shqiptarë me mesatare 6 deri 6.5 në disa degë dhe 7.6 në disa degë të tjera nuk po arrijnë dot të regjistrohen në portalin e maturës shtetërore.

Avokati i Popullit ka çmuar se ankesa e maturantëve ka nevojë të marrë trajtimin e duhur për disa arsye. Së pari sepse ata nuk janë lajmëruar në fillim të nisjes së studimeve në shkollat e mesme për këto kritere të cilat sot i penalizojnë por që mund të ishin shmangur prej tyre nëse do të ishin të vlefshme që në momentin kur ata kanë nisur studimet. Së dyti sepse kufizimi i mesatares është i pakuptimtë në vende si Shqipëria e cila afishon se sistemi arsimor është falas. Së treti sepse në asnjë vend perëndimor aksesi në studimet e nivelit Bachelor nuk kufizohen nga mesatarja dhe së fundi, sepse siç me të drejtë pretendojnë maturantët, kjo politikë bie ndesh me parimin se nota më e ulët kaluese në sistemin arsimor shqiptar është 5 dhe jo pragjet e reja artificiale prej 6.5 ose deri edhe në 7.6 që janë vendosur me anë të këtyre kritereve penalizuese.

Avokati i Popullit i ka kërkuar Ministrisë së Arsimit që sa më parë të bëjë shpjegimet e nevojshme pranë këtij institucioni në përgjigje të shqetësimit të këtyre qindra maturantëve të sotëm e studentëve të nesërm”, thuhet në kërkesën e Avokatit të Popullit.

Të fundit