Flash News

KRYESORE

Rritja e çmimit të karburantit/ PD: Shqiptarët do paguajnë dy herë të njëjtën gjë, detyrimet ndaj BE gënjeshtër e Ramës

Rritja e çmimit të karburantit/ PD: Shqiptarët do paguajnë

Sekretari organizativ i PD-së, Eno Bozdo, tha se rritja e çmimit të naftës me justifikimin e detyrimeve të Shqipërisë kundrejt BE, është një gënjeshtër e pastër e kryeministri Edi Rama.

“Kjo është një gënjeshtër e pastër sepse Shqipërisë vërtet i kërkohet mbajtja e rezervave të sigurisë së karburantit, për t’u përdorur në rast emergjencash kombëtare, por kjo nuk është aspak gjë e re. Industria shqiptare e sektorit të naftës dhe gazit e ka patur detyrimin për të mbajtur këto rezerva që në vitin 1999, me ligjin që është ende sot ne fuqi”, tha Bozdo.

Sipas tij, me rritjen e re të çmimit paratë shkojnë dy herë në xhepat e oligarkëve të sektorit, ndërsa shqiptarët paguajnë dy herë të njëjtën gjë.

“Praktikisht, ajo do t`ia ribleje Industrise këtë sasi nafte me lekët e taksapaguesve, gjë për të cilen taksapaguesit kanë 15 vite që paguajne. Këto para shkojnë dy herë në xhepat e oligarkëve të sektorit, ndërsa shqiptarët pagujne dy herë të njëjtën gjë. Kjo është vjedhje e hapur”, deklaroi Bozdo.

Në mbyllje të deklaratës së tij për mediat, ai shtoi se masa kryesore që do të marrë PD me ardhjen në pushtet do të jetë ulja e menjëhershme e çmimit të karburantit me 300 lekë për litër.

“Nuk ka gjë më të rëndësishme për Partine Demokratike sesa mirëqenia e shqiptarëve. Për këtë, Partia Demokratike ka tashmë një plan solid për të rimëkëmbur ekonominë. Një ndër masat kryesore do të jetë ulja e menjëhershme e çmimit të karburantit me 300 lekë për litër”, u shpreh sekretari i PD, Bozdo.

Të fundit