Flash News

KRYESORE

Rritja e çmimit të ujit, këshilltari i PD sulmon LSI: Po bën pazar me Veliajn

Rritja e çmimit të ujit, këshilltari i PD sulmon LSI: Po

Këshilltari Partisë Demokratike në bashkinë e Tiranës, Leonard Olli akuzoi përmes një deklarate për mediat LSI teksa tha se po bën pazare me dyer të mbyllura me kryebashkiakun Erion Veliaj.

Olli tha se këshilltarët e PD do të marrin pjesë në mbledhje por sqaroi se edhe më parë PD ka bërë thirrje për bojkotim të kësaj vendimarrje për rritjen e çmimit të ujit.

“Ky nuk është qëndrim politik, por në emër të popullit” shtoi më tej Olli.

Reagimi i Ollit:

Më lejoni të deklaroj se LSI vijon të jetë e dehur dhe zhvillon pazare pavarsisht se çfarë i thotë popullit.

Ne i kërkuam të mos merrnin pjesë sot në mbledhje. Është një veprim i turpshëm, Është pazar që po zhvillohet në emër të opozitës. Ne do të marrim pjesë në mbledhje se ka edhe ligje që duhen votuar, por kemi bërë thirrje për bojkotimin e kësaj vendimarrje për rritjen e çmimit të ujit.

Ky nuk është qëndrim politik, por në emër të popullit. Jemi të bashkuar dhe do të jemi pjesë e debatit dhe pjesë e protestës. Salla vijon të jetë e mbyllur pasi po diskutohen pazaret e fundit. Kjo është vjedhje e pastër, nuk mund të ngresh vlerën e një shërbimi kur nuk ofron minimumin e shërbimit. Kjo është pabesi e LSI ndaj qytetarëve të Tiranës.

  

 

Të fundit