Flash News

KRYESORE

Rritja e çmimit të ujit të pijshëm, reagon menjëherë Luan Rama: LSI nuk ka votuar pro vendimit, ata që ishin në mbledhje nuk i njoh

Rritja e çmimit të ujit të pijshëm, reagon

Pas miratimit të rritjes së çmimit të ujit të pijshëm nga Këshilli Bashkiak Tiranë, ka reguar menjëherë nënkryetari i LSI-së Luan Rama.

Rama mohon votat e LSI dhe sqaron se këshilltarët votat e të cilëve janë numëruar sit ë LSI nuk janë të kësaj force politike.

Nënkryetari i LSI deklaroi se i njeh ata individë dhe se vendimi i LSI ka qenë i qartë para fillimit të mbledhjes.

“Qëllimi politik dhe institucional është qëndrimi që u shpreh nga Bixha. Agim Kraja nuk përfaqëson LSI-në sepse ai ka qenë dikur me monarkinë, është kthyer ka ikur. Ne zgjodhëm rrugën institucionale. Ofruam seriozitet dhe zgjidhje ligjore. Asgjë nuk ka ndryshuar në qëndrimin e LSI. Jemi koherentë në qëndrimin tonë. Kemi një konstante të pandryshueshme që është shërbimi ndaj qytetarëve. Individë të veçantë mund të luajnë. Genta Mezinin nuk e njoh fare kush është, nuk e njoh për këshilltare të LSI-së.

Koordinatorja e këshilltarëve të LSI-së, Erjona Bixha e bëri të qartë para se të fillonte mbledhja qëndrimin e këshilltarëve të LSI-së çdo lëvizje tjetër nuk ka të bëjë me qëndrimin e LSI-së. LSI nuk është pjesë e këtij vendimi”, deklaroi Rama.

Të fundit