Flash News

KRYESORE

Rritja e madhe e të infektuarve, Kosova merr masa shtrënguese për qytetarët

Rritja e madhe e të infektuarve, Kosova merr masa shtrënguese për

Pas konfirmimit të 72 rasteve me COVID-19 në Kosovë brenda një dite, Ministria e Shëndetësisë ka vendosur të ndërmarrë masa kufizuese kundër përhapjes së koronavirusit. Ministri Arben Vitia njoftoi të hënë  masat e reja kufizuese, të cilat do të fillojnë të zbatohen prej datës 15 prill.

“Prej datës 15:00, nga ora 06:00 ndalohet qarkullimi i personave fizik, jashtë banesave e shtëpive të tyre, përveç atyre mbi moshën 16 vjeçare të cilëve u lejohet qarkullim për furniqim me ushqim për barëra dhe prokukte higjienike dhe për të kryer obligimet si pagesa apo punë bankare. Kjo vetëm për një orë e gjysmë në ditë në bazë të shifrës së parafundit të numrit të letërnjoftimit. Për shtetasit e huaj të cilët nuk posedojnë letërnjoftimin e Kosovës, orari i tyre bëhet në bazë të shifrës së fundit të numrit të pasaportës”, bën të ditur Vitia.

Vitia tha se ndalohet shoqërimi nga më ndonjë person përveç në dy raste: “Nuk lejohet shoqërim nga asnjë person tjetër, përveç nëse janë persona me aftësi të kufizuara, dhe personat nën 16-vjeç, me kusht që të jetë i shoqëruar nga një anëtar i të njëjtës bashkësi familjare. Për shkak të rrezikut të lartë për personat në moshë, ju lutemi që personat mbi moshën 16-vjeçare të mos dalin nga shtëpia apo banesa përveç në raste urgjente dhe të domosdodhme për ta”, bëri të qartë Vitia. Në Kosovë aktualisht janë konfirmuar 362 persona të prekur me Covid-19. 59 janë shëruar derisa 7 persona kanë humbur jetën.

Të fundit