Flash News

KRYESORE

Rritja e rasteve me covid-19, Britania e Madhe mund të rikthejë karantinën në tetor

Rritja e rasteve me covid-19, Britania e Madhe mund të rikthejë

Mbretëria e Bashkuar mund të përballet me një bllokim të dytë në mbarë vendin në muajin tetor, sipas ministrit të shëndetësisë të Mbretërisë së Bashkuar Matt Hancock.

Gjatë një interviste, Hancock i tha Sky News se qeveria nuk po përjashton një bllokim kombëtar afatshkurtër në Tetor, për shkak të përkeqësimit të situatës së covid-19 së fundmi.

"Ne duhet ta pranojmë që numri i rasteve po rritet dhe ne duhet të veprojmë," tha ai. Kjo vjen pas paralajmërimeve nga këshilltarët shkencorë të qeverisë se Mbretëria e Bashkuar”, tha ministri.

Britania e Madhe është vendi i parë në Evropës për numrin e viktimave nga pandemia, ndërsa e pesta në botë  për numrin e infeksioneve.

Izraeli sot u bë vendi i parë që ka rikthyer karantinën për herë të dytë në mbarë vendin.

Të fundit