Flash News

KRYESORE

Rritja e tarifave dentare, Bardh Spahia akuza ministres Manastirliu: Kishe dijeni që më 6 dhjetor dhe nuk reagove

Rritja e tarifave dentare, Bardh Spahia akuza ministres Manastirliu: Kishe

Deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia ka reaguar pas deklaratës së ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, se nuk kishte dijeni për vendimin e Këshillit Kombëtar të Urdhrit të Stomatologut për të rritur tarifat e shërbimeve dentare.

Bazuar edhe në deklaratën e Manastirliut, Spahia thekson se ministrja ka qenë në dijeni të vendimit që më 6 dhjetor, duke qenë se pretendon se përfaqësuesja e saj në Këshill ka votuar kundër. Por pavarësisht se ishte në dijeni të vendimit që cenon qytetarët, ministrja Manastirliu nuk reagoi deri kur skandali u publikua në media pak ditë më parë.

“Pra, boll me akrobacitë e nisura që dje, për të siguruar një proces verbal mbledhjeje, që ta nxjerrë të larë Ministrinë e Shëndetësisë, sepse në kushtet kur është bërë një padi në gjykatë, falsifikimi është prishje e provave, e përbën vepër penale”, shkruan ndër të tjera deputeti demokrat.

Reagimi i plotë i Bardh Spahias:

Kur Ogerta gënjen prapë

Ah moj Ogerta, që duke u përpjekur të dalësh nga gënjeshtra me gënjeshtra të tjera, thjesht zhytesh më thellë!

Me këtë larjen e duarve se përfaqësuesja e ministrisë, nuk paska votuar edhe pse është anëtare, në Këshillin Kombëtar të Urdhërit të Stomatologut për rritjen e tarifave të shërbimeve dentare, zonja ministre, ti po pranon se ke qenë në dijeni të një vendimi të paligjshëm të marrë në 6 dhjetor, e ke HESHTUR, deri kur reagoi Partia Demokratike, qytetarë e media. Pra, boll me akrobacitë e nisura që dje, për të siguruar një proces verbal mbledhjeje, që ta nxjerrë të larë ministrinë e shëndetësisë, sepse në kushtet kur është bërë një padi në gjykatë, falsifikimi është prishje e provave, e përbën vepër penale.

Përgjigju qytetarëve të cilëve u ke pranuar zyrtarisht me këtë status, se kishe dijeni për vendimin e 6 dhjetorit: përse nuk veprove menjëherë zonja ministre kundër atij vendimi të paligjshëm? Nëse vërtetë sic thua, përfaqësuesja e ministrisë ka qenë kundër, e nuk ka votuar, atëherë përse HESHTE Ogerta Manastirliu përballë këtij vendimi të paligjshëm, që cënon qytetarët e këtij vendi? Po përfaqësuesi tjetër i yti në Këshillin Kombëtar të Urdhërit të Stomatologut, nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, ku je vetë zonja ministre, kryetare e këshillit administrativ?

Boll me këtë teatër të lënies së përgjegjësisë vetëm tek Nikollë Deda i partisë, ish kandidati për deputet, sot kryetar I Urdhërit të Stomatologut! Sic e thua vetë në statusin tënd, ke pasur dijeni zonja ministre! Se përse nuk ke vepruar, por ke heshtur, këtë mund t’ia sqarosh edhe gjykatës, përvecse qytetarëve!

Të fundit