Flash News

KRYESORE

Rritja e tensioneve Kosovë - Turqi, Departamenti Amerikan i Shtetit mbështet kryeministrin Haradinaj

Rritja e tensioneve Kosovë - Turqi, Departamenti Amerikan i Shtetit

Ditët e fundit janë rritur tensiones mes Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj dhe Presidentit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, pasi ky i fundit ka kërcënuar Haradinajn se do të jap llogari për vendimin e tij për shkarkimin e Ministrit të Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj dhe drejtori i AKI-së, Driton Gashi

Një zëdhënës i DASH, duke komentuar këtë incident, i tha Zërit të Amerikës se SHBA janë të inkurajuara për faktin që institucionet shtetërore të Kosovës kanë njoftuar vendosmërinë e tyre për të shqyrtuar këtë ngjarje dhe për të përmirësuar garancitë procedurale për mbrojtjen e të drejtave në bazë të procesit ligjor.

“Transparenca dhe angazhimi ndaj procesit të rregullt ligjor dhe sundimit të ligjit, - tha zëdhënësi, - janë jetike për zhvillimin demokratik të Kosovës dhe për aspiratat euro-atlantike.

Për pyetje të tjera, - tha zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, - mund t’i drejtoheni qeverive të Kosovës dhe Turqisë.

Të fundit