Flash News

KRYESORE

Rritja më e madhe që nga nisja e pandemisë, Bullgaria zgjat gjendjen e jashtëzakonshme

Rritja më e madhe që nga nisja e pandemisë, Bullgaria zgjat

Bullgaria, ashtu si vende të tjera të rajonit, po përballet me një vale të re të të infektuarve me coronavirusin e ri.

Për arsye, qeveria bullgare vendosi që të vijojë të mbajë aktive gjendjen e jashtëzakonshme,duke e shtyrë deri më 15 korrik.

Lajmi u konfirmua nga ministri bullgar i Shëndetësisë, Kiril Ananiev. Javën e shkuar Bullgaria pati 606 raste të reja, që konsiderohet si rrija më e madhe javore e rasteve pozitive në vend që prej fillimit të pandemisë.

Së fundmi, u evidentuan 130 raste të reja, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve pozitive në Bullgari në 4.114, ndërsa 208 persona kanë humbur jetën.

Të fundit