Flash News

KRYESORE

Rritje çmimi dhe kredi, por ujësjellësi i Tiranës raportoi 5 milionë euro fitime në 2016-n

Rritje çmimi dhe kredi, por ujësjellësi i Tiranës raportoi

Bashkia e Tiranës po shqyrton rritjen e çmimit të ujit, sipas një vendimi, që do i propozohet Këshillit Bashkiak të kryeqytetit, ditën e mërkurë. Sipas relacionit, për familjarët propozohet një rritje çmimi me 44%, nga 45 lek/ m3 në 65 lekë/m3.

Për bizneset, rritja e propozuar është po 44%, nga 135 lekë/m3 në 190 lekë/m3.

Rritja e çmimit propozohet në një kohë që Ujësjellës-Kanalizime Tiranë rezulton një nga kompanitë më fitimprurëse dhe rentabël në Shqipëri, nga njëra anë dhe nga ana tjetër ka hapësira për të rritur të ardhurat përmes rikuperimit të detyrimeve të prapambetura, raporton Monitor. 

Sipas të dhënave zyrtare, të ardhurat e Ndërmarrjes Ujësjellës Kanalizime, në vitin 2016 ishin 2.95 miliardë lekë (21.5 milionë euro). Konsumatorët familjarë sjellin gati gjysmën e të ardhurave të Ujësjellësit.

Fitimi i kompanisë, para taksave, ishte 675 milionë lekë, apo gati 5 milionë euro, me një rritje prej 8% në raport me fitimin e vitit 2015.

Tre vitet e fundit, sipas bilancit, aktiviteti i Ujësjellës-Kanalizimeve ka qenë i qëndrueshëm me një rritje të lehtë të të ardhurave, ndërsa norma e fitimit është përmirësuar. Në vitin 2016, norma e fitimit ishte 23%, çka nënkupton se për çdo 100 lekë të ardhura, 23 ishin fitime (para taksave). Në vitin 2014 norma e fitimit ishte 18%.

Veliaj nuk mjaftohet me rritjen çmimit, do marrë kredi për ujin

Të fundit