Flash News

KRYESORE

"Rritje pagash", mjeku ngre tonet ndaj Ramës: Mos bëj premtime boshe, firmos VKM që nesër

"Rritje pagash", mjeku ngre tonet ndaj Ramës: Mos bëj

Mjeku dhe kirurgu i njohur, Artan Koni, ka reagon së fundmi për premtimin e kryeministrit Rama të bërë pak ditë më parë te Spitali Infektiv, ku deklaroi se do të rriste pagat për gjithë personelin mjekësor, që prej muajsh po përballet me pandeminë e COVID.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Koni i bën thirrje Ramës të firmosë një VKM për rritjen e rrogave të personelit mjekësor që nesër, e të mos bëjë premtime që ai i quan ‘boshe’.

Më tej mjeku shprehet se rritja e rrogave është fare pa ndikim për buxhetin, sepse personeli mjekësor është i pakët, për shkak të eksodit të tyre.

Postimi i plotë:

Edi Rama premton rritje pagash per personelin mjekesor.

1- kur ke eksod kaq te madh mjekesh, padyshim qe rrogat e atyre qe mbeten mund t’i rrisesh pa influencuar buxhetin.

2- meqe kemi eksod, perse ben premtim fushate? Pse jo qe neser? Ke me pak mjeke, buxhetin e shendetesise e ke njesoj…rriti qe neser psh.

3- cfare ndodhi me bonusin e premtuar per stafin ne vijen e pare te luftes kunder COVID, apo e perdoren ata qe shkuan me charter per t’u kuruar jashte shtetit??

Mos bej më premtime boshe, beje fakt te kryer, firmos nje VKM…qe neser !!

Të fundit