Flash News

KRYESORE

Rritje pragu dhe jo koalicione, opozita parlamentare bën autogol; Zbardhet plani i "çuditshëm" i deputetëve, kundër partive të vogla

Rritje pragu dhe jo koalicione, opozita parlamentare bën autogol; Zbardhet

Zyrtarizohet propozimi i çuditshëm i deputetëve të opozitës së re në Parlament për të ndaluar koalicionet parazgjedhore dhe vendosur pragun 5%. Dokumenti me 29 firma u publikua dje në faqen zyrtare të Parlamentit pas paralajmërimit të kryeministrit Rama dje në mesditë. Një grup prej 29 deputetës kërkojnë ndërhyrjen në Kushtetutë, konkretisht në nenin 64 dhe 68, ku kërkojnë hapjen e listave, ndalimin e koalicioneve parazgjdhore, si dhe vendosjen e pragut zgjdhor 5%, shkruan gazeta Panorama. Kjo do të thotë se një parti politike duhet të marrë të paktën 5%, të një qarku që të nxjerrë minimalisht një deputet.

“Kuvendi përbëhet nga 140 deputetë të zgjdhur sipas një sistemi propocional rajonal me konkurim rajonal.  Numri i mandateve të deputetëve që i takojnë çdo rajoni zgjedhor, përcaktohet në bazë të numrit të popullsisë së regjistruar në regjistrat shtetëror. Në shpërndarjen e mandateve marrin pjesë partitë që në rang vendor kanë fituar jo më pak se 5% të votave të vlefshme. Kriteret dhe rregullat për zbatimin e sistemit zgjedhor, për caktimin e zonave zgjedhore, për caktimin e zonave zgjedhore dhe numrin e mandateve për secilën zonë, përcaktohen në ligjin për zgjedhjet. Zgjedhësit gëzojnë të drejtën për të dhënë votë parapëlqyese për kandidatët e listave shumë emërore, sipas përcaktimeve të ligjit për zgjedhjet”, thuhet në draft propozimin e opozitës së re.

Ndërsa më pas kërkohet edhe ndalimi i koalicioneve. “Kandidatët për deputet paraqiten në nivel zone zgjedhore nga partitë politike dhe nga zgjedhësit. Nuk lejohen koalicionet parazgjedhore. Një kandidat mund të paraqitet vetëm për një nga subjektet propozuese sipas kësaj pike”, vijon më tej propozimi.

Kujtojmë se, për të propozuar ndryshime në Kushtetutë duhen të paktën 28 deputetë, ndërkohë që në listën aktuale janë 29. Që nga java e kaluar lista pësoi disa ndryshime, sepse disa prej deputetëve nismëtarë u tërhoqën sepse nuk e dinin se çfarë kishin firmosur.

Ata u zëvendësuan me deputetët e listës së PDIU dhe Lefter Koka, i cili nuk iu bind nismës së kryetares së tij, Monika Kryemadhi, për djegien e mandatit.

Të fundit