Flash News

KRYESORE

Rrjedhje gazi në uzinën e Ballshit, banorët përfundojnë në spital, mes tyre edhe fëmijë

Rrjedhje gazi në uzinën e Ballshit, banorët përfundojnë

Disa banorë në Panahor të Mallakastrës kanë përfunduar në spital me simptoma helmimi.

Banorët pretendojnë se shkak për këtë situatë është bërë çarja e një tubi gazi në uzinën e Ballshit, e cila prej kohësh është amortizuar.

Sipas faxweb, mes të toksikuarve raportohet të ketë dhe fëmijë. Sipas dëshmive të para një person i cili po kosiste barin, ka rënë pa ndjenja dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Ballshit dhe më pas drejt atij të Fierit. Shyqo Hoxha 36 vjeç, ka qenë duke korrur barin. Ka pasur edhe të tjerë banorë  të shtruar në spital, mes tyre dhe fëmijë.

Ndërkohë banorët e Panahorit ne Ballsh kanë dalë në protestë për ndotjen e shkaktuar në këtë zonë.

Të fundit