Flash News

KRYESORE

Rrjeti 5G, nënsekretari i SHBA: Shqipëria është bashkuar me valën e rrjetit te pastër, Rama një lider i vërtet

Rrjeti 5G, nënsekretari i SHBA: Shqipëria është bashkuar me

Nënsekretari i SHBA për Zhvillimin Ekonomik, Energjinë dhe Mjedisin, Keith Krach deklaroi se Shqipëria është bashkuar me valën e rrjetit te pastër, pjesë e 20 vendeve të NATO-s, teksa foli për projektin e rrjetit 5G.

Zyrtari amerikan tha se rrjeti i pastër është i rrënjosur me standarde të pranuar ndërkombëtarisht dhe përfaqëson standarde të ndërtuara nga koalicionet e besuara vendesh dhe kompanish.

“Zoti kryeministër jeni me të vërtet një lider dhe jam i lumtur ta çojmë partneritetin tonë në një nivel tjetër.

Në emër të Trump dëshiroj që t’ju falënderoj juve dhe popullin shqiptar, për partneritetin dhe miqësinë tuaj.

Miqësi në kohë të mira dhe në kohë të vështira.

Ju uroj shërim të shpejt të gjithë shqiptarëve që vuajnë nga COVID-i dhe ata që kanë humbur familjarë prej virusit.

Shqipëria është ndalesa e fundit gjatë një lëvizje dy javore në Europë. Zbulova në këtë udhëtim se ka një njohje të përbashkët nga drejtuesit e qeverive në sektorin privat dhe është ky kërcënimi i privatësisë së të dhënave dhe sigurisë kombëtare. Ky kërcënim vjen nga ndërhyrja e aktorëve malinjë sic është partia komuniste kineze.

Sic e tha edhe Trump mbështetja juaj në përkrahje të rrjeteve të sigura të telekomunikacionit është model.

Aleanca transatlantike është aq e fortë sa hallka e saj më e dobët. Rregullat e BE për 5G të pastër, janë zhvilluar për këto arsye. Rrjeti i pastër trajton kërcënimet nga mungesa e privatësisë, të drejtave të njeriut.

Rrjeti i pastër është i rrënjosur me standarde të pranuar ndërkombëtarisht Ai përfaqëson standarde të ndërtuara nga koalicionet e shume besuara vendesh dhe kompanish.

Mbi 20 vende të NATO-s janë pjesë e rrjetit të pastër e të bazuara në rregullat e BE. Si Mbretëria e Bashkuar, Franca, Greqia, Sllovania, Danumarka, Letonia, Kosova, etj, kanë zgjedhur që të përfshijnë shitës të besueshme në infrastrukturën e tyre 5G.

Gjermania, Spanja, Portugalia kanë marrë të njëjtin drejtim. Janë të gjithë të vendosur të refuzojnë këto mjete që shërbejnë si mundësi për të survejuar vendet e tjera, por Shqipëria është bashkuar me valën e rrjetit te pastër”, deklaroi përkrah Ramës, nënsekretari i SHBA për Zhvillimin Ekonomik, Energjinë dhe Mjedisin, Keith Krach.

https://politiko.al/firmoset-marreveshja-me-shba-per-hec-in-e-skavices-rama-paraja-nga-vendet-mike-nuk-eshte-njesoj-me-ata-qe-nuk-jane-aleate-strategjike/

Të fundit