Flash News

KRYESORE

Rrjeti 5G, Rama i kthehet sërish letrës së Trump: Nuk do lejojmë që kur fëmijët tanë të zgjohen, të jetë shumë vonë

Rrjeti 5G, Rama i kthehet sërish letrës së Trump: Nuk do

Kryeministri Edi Rama i është rikthyer sërish letrës së dërguar nga presidenti i SHBA, Donald Trump, përmes së cilës i kërkon bllokimin e rrjetit 5G, daljen nga formati kinez i 17+1, si dhe zhvendosjen e ambasadës shqiptare në Jeruzalem.

Gjatë fjalës për nënshkrimin e memorandumit të bashkëpunimit ekonomik mes Shqipërisë dhe SHBA për ndërtimin e Hec-it të Skavicës, Rama tha se në asnjë mënyrë nuk do lejohet që një ditë të bukur fëmijët tanë të zgjohen e të jetë shumë vonë.

“ Shqipërisë e rajonit i duhet një qasje strategjike për rrjet të sigurt në procesin e kalimit në nivele tjera të digjitalizimit dhe transferimit të të dhënave.

Dua ti rikthehem letrës nga Trump dhe dua të rikonfirmoj atë që kam thënë se Shqipëria e shikon rolin e saj në rajon jo si rol konstruktiv në ndërtimin e paqes dhe fuqizimin e dialogut por edhe si një rol proaktiv për rrugët e pastra të teknologjisë 5G.

Në këndvështrimin tim janë rrugë të pastra për fëmijët tanë. Ne në asnjë mënyrë nuk mund të lejojmë që një ditë të bukur fëmijët tanë të zgjohen e të jetë shumë vonë.

Jemi të lumtur që nuk jemi vetëm dhe që jemi jenë krahun e atyre që janë miq tanë më besnikë dhe më të besueshme dhe që nuk kanë për ne ndonjë nevojë që ti detyrojë të jenë miqtë tanë, por shohin te ne atë që ne shohim te ata, partnerë të besueshëm dhe miq të mirë në ditë të vështira", tha Rama, i cili nuk kurseu as batutat me nënsekretarin e SHBA për Zhvillimin Ekonomik, Energjinë dhe Mjedisin, Keith Krach, për faktin se Evropa vazhdon të mbajë mbyllur derën me Shqipërinë për shkak të kufimeve nga pandemia.

"Faleminderit për vizitën edhe pse në kohë të vështirë. Më vjen mirë që kemi diçka të përbashkët që në Evropë këto kohë e kemi të ndaluar të hyjmë.

Ne kemi qenë mësuar me këtë, meqë ju kemi edhe ju tani që ju kemi edhe ju se nuk na lënë të shkojmë në Europë se kanë hall se mos u çojmë covid, koha do ta tregojë se ky është vendi i duhur për të qene së bashku dhe s’ka vend më të bukur se ky në mes të Evropës. Shpresoj ta ndjeni edhe vetë, sic e ndjen edhe ambasadorja që nuk e vuan fare këtë izolim nga Europa këtu në mes të Shqipërisë”, tha Rama.

 

Të fundit