Flash News

KRYESORE

“Rrno për me gatue”, eventi më i rëndësishëm i gastronomisë shqiptare

“Rrno për me gatue”, eventi më i

Në datën 18 shtator, tek ‘Pazari i Ri’ në Tiranë, 12 kuzhinierë shqiptarë nga Italia, Greqia, Belgjika, Mbretëria e Bashkuar, SHBA, Suedia dhe Danimarka, dhe nga shumë personazhe e personalitete vendase dhe media të huaja të sferës së kulinarisë, do të marrin pjesë në eventin më të rëndësishëm të gastronomisë shqiptare.

Të rinj në moshë, idealistë e të lidhur fort me origjinën edhe pse i përkasin tre gjeneratave të ndryshme të emigracionit dhe diasporës. Kthehen në Tiranë me një mision: të hedhin hapat e para të kuzhinës së Re Shqiptare, duke sjelle me vete eksperiencën nga restorante me famë ndërkombëtare dhe ikonat botërore te kulinarisë si Rene Rexhepin, Enrico Crippa dhe Gordon Ramsey.

Ky event i organizuar nga “RRNO për me gatue”dhe “Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë” synon të rrisë ndërgjegjësimin mes profesionistëve te kuzhinës dhe publikut dhe të promovojë ri-krijimin e kuzhinës shqiptare duke u bazuar në prodhimin lokale Shqiptare.

Eventi do të angazhojnë kuzhinierët e rinj shqiptarë dhe do të kontribuojë në rritjen e prestigjit mes tyre, duke treguar se është e mundur të rriten profesionalisht duke u bazuar në trashëgiminë lokale pa ndjerë nevojën e largimit nga Shqipëria “RRNO për me gatue” është një lëvizje gastronomike e themeluar nga një grup kuzhinierësh shqiptarë që ka për qëllim të ruajë, ri-krijojë, zhvillojë dhe të promovojë kuzhinën Shqiptare.

Ky event ka si qëllim prezantimin e metodologjive për ri-interpretimin e kuzhinës tradicionale, promovimin e kuzhinës shqiptare në botë dhe shpalosjen e thesareve gastronomike të fshehura të Shqipërisë.

“Rrno për me gatue”

"Rrno për me gatue" është një lëvizje gastronomike e themeluar nga një grup kuzhinierësh Shqiptarë, si në Shqipëri ashtu edhe jashtë saj. Kjo lëvizje ka për qëllim të ruajë, ri-krijojë, zhvillojë dhe promovojë kuzhinën Shqiptare. Emri u frymëzua dhe rrjedh nga një libër i famshëm i titulluar “Rrno vetëm për me tregue” i shkruar nga At Zef Pllumbi, një prift Françeskan i cili kaloi 23 vite në burgim dhe në kampet e punës gjatë regjimit komunist në Shqipëri. "Rrno për me gatue" ka zgjedhur zambakun shqiptar të malit (lilum albanicum) si simbol të imazhit dhe të komunikimit të kësaj lëvizjeje. Ngjyrat e logos janë marrë po ashtu nga kjo lule e bukur.

Mund të perceptohet si simbol i autenticitetit, qëndresës, bukurisë dhe thjeshtësisë; të gjitha vlera të lidhura ngushtë me punën që po bën kjo lëvizje për të dokumentuar trashëgiminë e kuzhinës shqiptare si dhe për ta zhvilluar atë e për ta shndërruar kuzhinën tradicionale të një vendi të vogël në një mburojë kundrejt forcave të globalizmit. Kjo lule ka shumë simotra në Ballkan, ndaj mund të themi se ka një varietet të gjerë të afërt. E tillë është edhe kuzhina shqiptare. Ne nuk jemi të shkëputur nga pjesa tjetër e Europës, apo e botës, jemi të gjithë “kushërinj”, por kemi identitetin tonë që na dallon, ashtu sikurse edhe ky zambak.

 

Të fundit