Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Rrogat mujore të deputetëve: Edmond Leka i PS më i pasuri, Berisha ndër më të varfërit
Politiko
4 Nëntor 2018, 20:06
Instituti i Studimeve Politike, i drejtuar nga politologu Afrim Krasniqi ka publikuar të ardhurat mujore të deputetëve të parlamentit, duke filluar nga muaji Janar 2018 deri në Shtator 2018.
Me të ardhura më të larta [shiko listen me poshte] renditet deputeti i Partisë Socialiste, Edmond Leka 100 e 50 mijë lekë të reja, ndërsa lista vijon me Fatmir Velajn, Adelina Ristën, Xhevit Bushajn dhe Tatiana Piron.
Me të ardhura më të ulta [shiko tabelen me poshte] renditen disa nga ligjvënësit më me eksperiencë, si: Sali Berisha, Spartak Braho, Dashamir Shehi apo Paulin Sterkaj.
“Lista e pagesave të deputetëve tregon se deputetët ‘më të rëndësishëm’ që kanë poste të larta politike dhe parlamentare dhe që mbajnë peshën e aktivitetit parlamentar, në fakt përfitojnë pagesa më të vogla financiare sesa një numër deputetësh anonimë, të cilët figurojnë në listën e deputetëve me nivel më minimal angazhimi parlamentar”, është një ndër konkluzionet e ISP.
Statusi i plotë i Institutit të Studimeve Politike:
Ka një hendek të thellë midis perceptimit publik mbi të ardhurat financiare të deputetëve dhe vetë mendimit të deputetëve. Anketimet e zhvilluara nga ISP në dy grupimet, - tek deputetët dhe tek qytetarët votues japin të dhëna kundërshtuese: shumica e deputetëve mendojnë se kanë trajtim financiar shumë më të vogël sesa praktika e vendeve të tjera dhe në raport me punën që bëjnë, kurse shumica absolute e qytetarëve të anketuar mendojnë se deputetët kanë përfitime më të larta financiare sesa kontributi që ata japin dhe puna që bëjnë.
Megjithatë, pakkush nga qytetarët e di sesi funksionin sistemi i pagesës për deputetët: faktikisht pagesa llogaritet mbi disa kategori, - pjesëmarrja në komisione, pjesëmarrja në seanca, përfitimi i bonusit për udhëtimin dhe strehimin, trajtimi telefonik, ditet, etj, për rrjedhojë nuk ka një pagesë fikse për deputetët. ISP ka raportuar edhe në janar e shtator 2018 për rastet e deputetëve që deklarojnë se nuk kanë banesë në Tiranë dhe për të cilët shteti paguan për strehimin e tyre.
Numri i tyre është i vogël, kryesisht deputetë të rretheve të largëta, por gjithsesi midis tyre ka pasur e ka deputetë që de facto kanë jo vetëm kanë banesë në Tiranë, por kanë edhe banesa luksoze. Në një rast, një prej deputetëve që ka deklaruar se nuk ka banesë në Tiranë, ka bërë regjistrim në një nga emisionet më të ndjekura televizive, duke treguar me detaje edhe të dhënat e banesës private, e cila “zyrtarisht” nuk ekziston.
Gjithsesi, lista e pagesave të deputetëve tregon se deputetët “më të rëndësishëm” që kanë poste të larta politike dhe parlamentare dhe që mbajnë peshën e aktivitetit parlamentar, në fakt përfitojnë pagesa më të vogla financiare sesa një numër deputetësh anonimë, të cilët figurojnë në listën e deputetëve me nivel më minimal angazhimi parlamentar.
Në tabelën e mëposhtme ne kemi listuar vetëm 16 deputetët më shumë të paguar dhe 16 deputetët më pak të paguar në parlament gjatë sesionit të deritanishëm, për periudhën janar - shtator 2018. Sic shihet në tabelë, por siç rezulton edhe nga të dhënat për të gjithë deputetët, drejtuesit e parlamentit dhe të partive kryesore politike kanë përfitime financiare shumë më të pakta sesa 50% e deputetëve të Kuvendit.
Disa prej tyre “kompensohen” me funksionin zyrtar, posedimi i zyrës apo mjeteve të tjera të aktivitetit parlamentar, sidomos drejtuesit e Kuvendit. Një pjesë ka edhe poste në partitë respektive dhe “kompensohet” me infrastrukturën e saj, por në tërësi trendi mbetet i njëjtë: deputetët më të paguar, nuk janë deputetët më aktivë në parlament dhe gjithashtu, deputetët drejtues në komisione dhe funksione parlamentare, gjithashtu nuk janë deputetët më të paguar.
Të dhënat e ISP janë marrë bazuar në monitorimin e Kuvendit të Shqipërisë, projekt që nisi më 2016 dhe do të vijojë gjatë gjithë kësaj legjislature. Kuvendi i Shqipërisë, në kuadër të rritjes së transparencës publike, ka miratuar në shtator 2018 vendimin për të publikuar online të ardhurat mujore të deputetëve. Ky vendim konsiderohet një zhvillim pozitiv, për shkak se gjatë sesioneve dhe viteve të kaluara ka qenë thuajse e pamundur të merren në kohë dhe me detaje, të dhënat mbi pagesat mujore të deputetëve, pavarësisht ekzistencës së ligjit mbi të drejtën e informimit.
ISP ka adresuar një numër të madh kërkesash gjatë periudhës 2016-2018, pjesa më e madhe e të cilave ka marrë përgjigje të pjesshme ose mohuese, ndërkohë që praktika e ri i jep zgjidhje përfundimtare kësaj problematike dhe plotëson një standard formal të parlamenteve në të gjitha vendet anëtare ose kandidate për në BE.
Tabela e plotë:
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38