Flash News

KRYESORE

‘Rruga e Arbrit, premtim i mbajtur’, aktivisti ia numëron Ramës që nga 2013-ta: Po filloj të besoj se na lidh me Amerikën

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama ishte pjesë e aktivitetit për çeljen e punimeve për ndërtimin e Rrugës së Arbrit në Dibër.

Ai mbajti edhe një fjalim nën sloganin “Rruga e Arbrit, premtim i mbajtur”, ndërsa pas këtij momenti reagimet ishin të shumta.

Aktivisti i njohur, Adriatik Lapaj ironizon fjalimin e Ramës, ndërsa i rendit të gjitha premtimet e pambajtura deri më tani, duke nisur që nga 2013-ta.

Statusi i plotë:

RRUGA E ARBËRIT - ECURIA E NDËRTIMIT

1- Mitingu i parë për të ndarë idenë se u ka shkuar mendja të ndërtojnë Rrugën e Arbërit. (Viti 2013)

2- Mitingu i dytë për të treguar se Kinezët do e ndërtojnë Rrugën e Arbërit. (Viti 2014)

3- Mitingu i tretë për zgjedhjet lokale për të thënë se ka përfunduar studimi dhe projekti kushton 200 milionë euro...ndaj duhet të votojnë Shukriun. (Viti 2015)

4- Mitingu i katërt, direkt pasi Shukriu doli si don zhuan dhe u desh të bëheshin zgjedhjet sërish...Rruga e Arbërit tashmë kishte avancuar shumë, ishte arritur në fazën e vetëndërgjegjësimit se Kinezët na e kishin me të futur ndaj do e bënim vetë me PPP.

5- Mitingu i pestë, me tepsi dhe timon në dorë për fushatën e vitit 2017. U tha se punimet nuk kishin nisur pasi kishte ngritur frenat e dorës tepsia dhe ndaj do duhej të abandonohej tepsia dhe timoni ti kalonte timonierit.

6- Mitingu i gjashtë, për të paraqitur në video projektin e Rrugës së Arbërit. (Viti 2018)

7- Mitingu i shtatë, për të thënë se mistria e parë e llaçit është bërë gati të hidhet. (Sot)

Po filloj të besoj se Rruga e Arbërit lidh Shqipërinë me Amerikën.

Të fundit