Flash News

KRYESORE

Rruga e Kombit me pagesë, Bylykbashi citon diplomatin e huaj: Rama, gati të taksojë edhe mikrobet

Rruga e Kombit me pagesë, Bylykbashi citon diplomatin e huaj: Rama, gati

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ka reaguar pas vendosjes së tarifës për kalimin e mjeteve në ‘Rrugën e Kombit’.

Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, Bylykbashi duke parë miratimin e taksave nga qeveria thotë se nësë do ishte e mundur, Rama do të taksonte edhe mikrobet.

Po ashtu, Bylykbashi ka treguar se në vitin 2002, kur Rama ishte kryebashkiak i Tiranës, një diplomat i huaj i kishte thënë se Rama ishte gati të taksonte çdo gjë që ishte me e madhe se një mikron, boll që të lëvize ose të marre frymë.

Statusi i plotë:

Rama po te mundet, takson edhe mikrobet‎

Ne vitin e larget 2002, ne nje mbledhje nderministeriale te drejtuar nga Majko Kryeminister, ku asistoja si vezhgues i OSBE, ‎Edi Rama kerkonte me shume fonde per te si kryebashkiak, dhe thoshte se ishte e kote te shpenzoheshin per te vobektet.

Nje koleg i huaj me tha: "Rama eshte gati te taksoje cdo gje qe eshte me e madhe se nje mikron, boll qe te levize ose te marre fryme.‎"

Kishte te drejte. Asokohe, Tirana ishte qyteti me taksat me te larta. Sot Shqiperia ka taksat me te larta ne rajon. Ndaj kush besoi se taksa progresive eshte me e mire se taksa e sheshte nuk ka pse vajton sot taksen e Rruges se Kombit. Me te sheshten u ndertua nga Berisha, me progresiven po taksohet dyfish nga Rama.

Të fundit