Flash News

KRYESORE

'Rruga e Kombit’ me pagesë, LSI me dy qëndrime. Ish-ministri Transporteve pro koncensionit

'Rruga e Kombit’ me pagesë, LSI me dy qëndrime.

Lëvizja Socialiste për Integrim duket se ka dy qëndrime sa i takon bërjes me pagesë të ‘Rrugës së Kombit’. Pak ditë më parë, kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, ftoi shqiptarët që të refuzojnë pagesën e vendosur për ‘Rrugën e Kombit’.

Por, ish-ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto duket se ka një qëndrim tjetër. Për mediat, Haxhinasto u shpreh se përmes koncensionit do të bëhet e mundur mirëmbajtja e rrugës por shprehur rezerva sa i takon çmimit të tarifës.

“Tarifa që është kërkuar, në atë periudhë, ka qenë tarifa më e ulët, nën mesataren e rajonit.

Ju e keni parë vetë që bien shpesh herë blloqe të mëdha gurësh nga skarpatet që rrezikojnë jetën e njerëzve, pra kjo eliminohet, por sigurisht që realizohet një mirëmbajtje e cila është ajo që duhet për ti shërbyer sa më mirë qytetarëve.

Dua të them që qeveria shqiptare ka paguar edhe një konsulencë për të realizuar një studim për priotarizimin e rrugëve që do kishin taksë, që do të thotë që cilat rrugë do takosoheshin në mënyrë që këto rrugë të vendoseshin në gjendje qëndrueshmërie dhe mirëmbajtje në nivelin sa më të lartë të mundshëm”, deklaroi Haxhinasto.

Të fundit