Flash News

KRYESORE

Rruga e Kombit me taksë, ministri i Kosovës i çuditur me Gjiknurin: Nuk na ka njoftuar për vendimin!

Rruga e Kombit me taksë, ministri i Kosovës i çuditur me

Ministri i Infrastrukturës së Kosovës, Pal Lekaj ka deklaruar për mediat vendase se nuk është vënë ende në dijeni nga Ministria e Transporteve apo autoritetet e tjera shqiptare lidhur me taksën e re që do të aplikohet në Rrugën e Kombit.

Nga ana tjetër, Lekajt ka lënë të hap lënë të hapur mundësinë që një taksë e tillë të vendoset edhe në pjesë kosovare, por se tarifa do të caktohet gjithnjë duke u bazuar në kushtet ekonomike të qytetarëve të Kosovës.

“Nuk jam në dijeni se do të ketë njëherë, mirëpo në të ardhmen gjithësesi ne do të kryejmë një fizibilitet dhe do të kujdesemi në bazë të kushteve ekonomike dhe xhepit të qytetarëve që mos t’i dëmtojmë shumë, por mund të fillojmë me një çmim simbolik. Unë mendoj që sa i përket rrugës së Kombit pra Autostradës ata i kanë politikat e veta dhe çmimi nuk do të jetë aq i lartë sepse ne frekuentojmë shumë qytetarëve tone”, ka thënë Lekaj.

Më tej, ai ka theksuar se do të bisedojë me homologun e tij në Shqipëri dhe të shikojnë mundësinë se si kanë vendosur sa i përket qytetarëve të Kosovës.

Të fundit