Flash News

KRYESORE

“Rruga e Kombit”, Rama: Nuk është taksë; ka zgjidhje për përdoruesit e shpeshtë. Mos tundni flamurin!

“Rruga e Kombit”, Rama: Nuk është taksë; ka zgjidhje

Kryeministri Edi Rama në seancën e ditës së sotme në Parlament ka folur për taksën e shumëpërfolur në “Rrugën e Kombit”.

Rama u shpreh se nuk bëhet fjalë për taksë por tarifë për përdoruesit. “Nuk është taksë, është tarifë për përdoruesit e “Rrugës së Kombit” me zanafillë në vitin 2010, pasi pikërisht në këtë vit kryeministri i koëhës ka marrë iniciativën për të hapur këtë proces. Ndërsa sot mohon që ne ndërtuam për ta mirëmbajtur por nuk e mirëmbajmë dot” tha Rama.

Kryeministri u shpreh se për përdoruesit e shpeshtë të rrugës ka një zgjidhje. “Tarifa për përdoruesit e shpeshtë, atëherë përdoruesit do kenë zgjedhje me karta ku do paguajnë një tarifë më të ulët”.

Më tej ai shtoi se dëgjojmë shpesh në media se ka degradime të këtij aksi, ka rrëshqitje dhe përmbysje.

“Pasi qeveria e mëparshme e kuptoi që një rrugë e cila deri më sot i ka kushtuar taksapaguesve shqiptarë 1.4 miliardë, procesi dështoi pasi nuk u ndërtua siç duhet si të gjithë punët e qeverisë së mëparshme. Më pas ne ndërmorëm procesin. Nga urdhëri i nxjerrë nga Haxhinasto i bërë nga ekspertë. Ky proces është përmbyllur dhe nuk ka patur debate” tha ndër të tjera Rama.

Teksa foli për kosotot rutinë të rrugës dhe tunelit që shkojnë rreth 5.3 milion euro, ai iu drejtua opozitës me tone ironizuese, :“Në vend që të tundet një flamur i çrrekosur i një patriotizmi pervers, është mirë të thuhet një formulë alternative. Formulën e qeverisjes së mëparshme mbajeni për vete, është formulë rrumpalle që ju bëni”, tha Rama.

Të fundit