Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Rruga e Rusisë drejt Europës kalon nëpërmjet Ballkanit (dhe Rama 'putinist')
Stiliano Rushaj
Influenca ruse në vendet e Ballkanit është shtuar dukshëm vitet e fundit, duke transformuar jo vetëm tregun ekonomik, por dhe kulturën politike të këtyre vendeve. Në këtë drejtim Ballkani vazhdon të ruajë rëndësinë gjeostrategjike të influencës për Rusinë, jo vetëm nga një pikëpamje zhvillimore-historike, por dhe si një urw për dominim më të gjerë kontinental. Ndërhyrja e dukshme në Britaninë e Madhe përgjatë fushatës së Brexit, lidhjet me politikën e lartë në Itali, përpjekja për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale franceze dhe ato parlamentare në Gjermani vitin e kaluar, kanë qenë disa nga orvatjet më të dukshme të Kremlinit për influencë në kontinent.
Kështu dukshëm vërehet një zhvendosje ose së paku minimizim i ndikimit të saj klasik në kufijtë veri-lindor të kontinentit – ndikimi nëpërmjet vendeve Baltike dhe Ukrainës, duke synuar në fakt korridore të reja ndikuese si ai në Lindjen e Mesme, Ballkan apo Afrikën sub-Sahariane. Të tria këto janë rajone me një rëndësi të ndërsjelltë për Europën, por ndikimi penetrues më kompleks është ai në Ballkan.
Pse është i rëndësishëm Ballkani?
Nëse do të bazohemi nga një këndvështrim historik, rajoni i Ballkanit është parë me prioritet nga Perandoria Ruse që prej mesit të shek 18, si një mundësi e re për akses tregtar në Mesdhe dhe më gjerë. Narrativa e mëpasshme ka treguar se kombinimi i elementit religjoz me atë të ideologjisë politike kanë qenë dy prej instrumentave më të fuqishme nëpërmjet të cilave Rusia ka patur një ndikim përgjatë dy shekujve të fundit në rajon. Por me kapitullimin e sistemit komunist dhe ofrimin e perspektivës euro-atlantike, e kombinuar kjo me rritje ekonomike përgjatë dy dekadave të para pas 1990, e dobësuan dukshëm influencën ruse në rajon.
Megjithatë, ngadalësimi i procesit të integrimit, lidhur me faktorë të brendshëm dhe të jashtëm për Bashkimin Europian – siguria e kufijve Europianë, (pa)varësia energjetike, flukset migratore nga Mesdheu Jugor dhe Azia e Vogël – kanë risjellë një ndikim të ndjeshëm në vendet e rajonit të Ballkanit.
Kriza ekonomike e kombinuar me krizën e institucione demokratike – degjenerimi i sistemit të votës së lirë, liderë autoritaristë, korrupsion galopant, nepotizëm dhe elita politike të kalcifikuara prej dekadash në aparatet kryesore të shtetit – janë disa prej simptomave që kanë rikthyer sërish vëmendjen e Rusisë në rajon.
Në këtë kontekst, ndikimi rus në vendet e rajonit është i dukshëm në dy drejtime. Së pari vihet re një penetrim në dimensionin politik – ndërlidhshmëri, ndikim, manipulim të proceseve demokratike, institucione demokratike, modeleve ekonomike, shtetit të së drejtës, etj. Së dyti, në mënyrë plotësuese me ndikimin politik është edhe dimensioni ekonomik-zhvillimor – prioritizim i modelit oligarkik në ekonomi, mbështetje vetëm për një sektor.
Megjithatë strategjia që ajo po ndërton në vendet e Ballkanit është më komplekse duke përfshirë më shumë se një dimension njëkohësisht. Kështu vendet e Ballkanit paraqesin një terren të përshtatshëm jo vetëm për zhvillimin e një modeli gjithëpërfshirës politik dhe ekonomik, i ngjashëm me atë Putinist, por dhe një urë të sigurtë ndikimi në kontinentin e gjerë.
Putinizmi, një model politik i eksportuar?!
Komentatorë dhe studiues të shkencave politike e vlerësojnë putinizmin si një model politik autokratik i cili paraqet tipare të qarta konservatore, populiste dhe personalizuese. Konservatore sepse kërkon të ruajë modelin social tradicional pa shumë varianca; Populiste sepse manipulon opinion publik me një propagandë të caktuar e cila krijohet nga një regji qëndrore dhe liri e medias e kapitulluar; Personaliste sepse për një kohë të shkurtër merr në kontroll të gjithë hallkat e pushtetit duke mos lejuar që sistemi të konvergjojë dhe të ruajë “balancë-kontrollin”.
Qeverisja pesë vjeçare e Edi Ramës shfaq ngjashmëri të dukshme me modelin e komplikuar politik putinist. Rama shfaqet “mendje-hapur” por në thelb ai është konservator, sepse kërkon të ruajë status-quo politik dhe social të një kaste të privilegjuarish nga sistemi i vjetër i cili ka zënë rrënjë të thella në ekonomi, shtet, përfaqësim politik dhe sëfundmi në krimin e organizuar. Rama është thellësisht populist duke përdorur instrumenta të propagandës për të mpirë vetëdijësimin qytetar dhe duke shfaqur një program të caktuar me regji qëndrore dhe nga media të kapura. Dhe tashmë ka siguruar një pushtet personal duke kontrolluar Prokurorinë, sistemin e drejtësisë, institucionin ligjvënës, dhe sistemin ekonomik.
Në mënyrë të ngjashme me disa nuanca të caktuara ky model po bëhet gjithnjë e më i aplikueshëm në vendet e rajonit. Vlerësimet mbi demokracinë dhe transformimin e shoqërive të rajonit tregojnë se, në fakt, gjatë dekadës së fundit, Ballkani është përballur jo vetëm me një stanjacion, por përkeqësim kundrejt lirive ekonomike dhe politike të qytetarëve të saj.
Ndërkaq tentativa të qarta për ndikim në vende specifike, si ato për zgjedhjet në Malin e Zi (2016); lidhjet e ngushta me liderat politikë të Republika Srpska në Bosnje dhe Hercegovinë; ndikimi i dukshëm në politikën e Maqedonisë përgjatë referendumit për çështjen e emrit kushtetues të saj dhe vijimësinë nëprmjet lidhjeve të ngushta me subjektin politik “Maqedonia e Bashkuar”; dhe deri sëfundmi në krijimin e një “korpusi të të rinjve patriotë” në Serbi me qëllimin aftesimin ushtarak dhe demagogjik të njësive para-ushtarake irredentiste, nëpërmjet të ashtuquajturave njësive ushtarake private ruse të cilat e kanë rritur po ashtu pjesëmarrjen e tyre në konfliktin e Ukrainës (Donbas) dhe Siri, tregojnë së projeksioni rus në Ballkan është i pashmangshëm.
Impakti afatgjatë i ndikimit rus në Europë
Mesi i gushtit 2018 shënoi një qasje të re të penentrimit rus në kontinent. Përgjatë vizitës së Putinit në Gjermani, 18 Gusht 2018, ndër të tjera, u diskutua mundësia e ndërtimit të një gazësjellësi të ri rus, i ashtuquatur Nord Stream 2 – apo Rryma e Veriut 2 – i cili do t'i siguronte më shumë se gjysmën e nevojave për gaz Gjermanisë. Projekti në fjalë anashkalon çdo kalim tokësor duke transportuar deri në 30 miliard m3 gaz rus nga gjiri i Petërburgut në portin gjerman të Rostokut, duke mos lejuar kalimin e pretenduar në republikat Balltike.
Në fakt (pa)varësia e sigurisë energjetike të Bashkimit Europian mbetet një çështje delikate për Unionin. BE ka nevoja vjetore për rreth 130 miliard m3 gaz në vit, nga ku rreth 40% e saj ose 55 miliard m3 janë të domosdoshme vetëm për Gjermaninë. Mbi 60% e nevojave për gaz mundësohen nga Rusia, e cila njëherazi siguron më shumë se 80% e eksporteve në hidrokarbure nga transaksioni me BE.
Megjithatë lufta në lindje të Ukrainës dhe marrëdhëniet e brishta midis Kievit dhe Moskës, e kanë shtyrë këtë të fundit të gjejë kalime të reja të sjelljes së gazit rus në Europë. Një përpjekje e ngjashme ishte dukshëm përgjatë krizës së parë energjike të Europës, më ngrirjen e marrëdhënieve Rusi-Ukrainë në 2006. Kjo solli nevojën e që BE të shihte për mundësi të reja në diversifikimin e furnizimeve me gaz, ku ndër më kryesorët ishte ndërtimi i gazsjellësit TAP. Ky projekt arriti të konkuronte dy prej projekteve të tjera ruse të cilat anashkalonin Ukrainën, por përdornin territorin e rajonit si rrugëkalimi – Nabuco dhe South Stream.
Projekti TAP u vlerësua si projekti fitues, sepse i ofronte vendeve të Unionit një pavarësim të furnizimit energjetik dhe largonte po ashtu ndikimin rus në rajonin e Ballkanit, duke e shndërruar këtë të fundit në një nyje të rëndësishme ekonomie dhe sigurie. Me përfundimin e ndërtimit, i parashikuar në vitin 2020 dhe me hyrjen në kapacitet të plotë, TAP do t'i sigurojë BE deri në 20 miliard m3, pra 1/6 e nevojave për gaz.
Pavarësisht impaktit pozitiv të TAP në BE, deri tani asgjë nuk është bërë në mundësinë e përfitimit dhe të rajonit të Ballkanit nga ky projekt. Degëzimi i TAP në gazësjellësin rajonal Jonian-Adriatik për të siguruar pavarësi energjetike për së paku 5 nga 6 vendet e rajonit, nuk po materializohet për shkak të mosfinancimit të tij. Nga ana tjetër influenca ruse po merr terren duke tentuar të shtrrijë dorë plotësisht në varësinë energjetike të rajonit.
Së fundmi, gjatë takimit Borisov-Putin në qershor 2018, u trajtua mundësia e zgjerimit të gazsjellësit Turkish Stream – Rryma Turke – duke zgjatur kalimin e gazit dhe në territorin bullgar dhe më gjerë. Bëhet fjalë për një projekt ambicioz të lançuar rreth një vit më parë nga presidenti Putin dhe Erdogan si shenjë tejkalimi i ngërçit midis dy vendeve. Rryma Turke (në ndërtim) do të mundësojë kalimin e 31.5 milard m3 gaz rus nga Rusia, duke kaluar në detin e Zi dhe më pas nëpër territorin turk dhe duke u degëzuar në një gazësjellës nëpër Bullgari – Bulgarian Stream – dhe duke u shtrirë në rajon e më gjerë. Sipas qëndrimit të Borisov gjysma e sasisë së projektuar duhet të kalojë në degëzimin bullgar duke i ofruar jo vetëm vendit të tij varësi të plotë të gazit rus, por edhe rajonit të Ballkanit. Për më tepër qeveria bullgare ka kërkuar nga Komisioni Europian nisjen e procedurave për shqyrtimin e financimit të këtij projekti që do të zhvillohet në territorin e një vendi të Unionit, duke planifikuar gjithashtu shpërndarjen kapilare edhe në vendet e tjera të rajonit.
Në këtë gjendje ku nga njëra anë intensifikimi i implikimeve ruse në politikën e vendeve të rajonit po shtohet dukshëm nëpërmjet modeleve qeverisëse, por dhe mbështetjes direkte të liderave apo aktorëve politikë, po paralizojnë zhvillimin demokratik të vendeve tona. Gjithashtu penetrimi i dukshëm në sferën ekonomike – jo vetëm në planin financiar nëpërmjet bankave të njohura si Sberbanka e pranishme drejtpërdrejt në të gjitha vendet e rajonit përveç Shqipërisë dhe Kosovës – por dhe në investime të tjera në aspektin e sigurisë energjetike po krijojnë kapjen e plotë të rajonit nga influence ruse.
Edhe pse prespektiva Europiane dukshëm paraqitet e zbehtë nga Brukseli, vendet e rajonit nevojitet të gjejnë nxitje të brendshme për të tejkaluar këtë krizë të konsolidimit të demokracive të tyre të brishta. Ka ardhur koha që qytetarët e vendeve të marrin në dorë fatet e tyre për të rizgjuar besimin ndaj insititucioneve demokratike që përfaqësojnë interesat dhe vendimarrjet e tyre.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38