Flash News

KRYESORE

“Rruga e Shqipërisë drejt Evropës kalon nga Greqia”, zyrtari grek: Mesazhi për rolin e Athinës u dha gjatë takimit Tsipras-Trump

“Rruga e Shqipërisë drejt Evropës kalon nga Greqia”,

Sekretari grek për Diasporën në Ministrinë e Jashtme, Dimitris Plevrakis ka dhënë disa detaje sa i përket pritshmërive të Greqisë për takimin disa ditor që do të zhvillojnë më 10, 11 dhe 12 nëntor ministrat e Jashtëm Nikos Kotzias dhe Ditmir Bushati.

Plevrakis ka paralajmëruar hapur Tiranën përpara takimit të Kretës, se rruga drejt Evropës kalon nga Greqia dhe nga raportimet në media mësohet se fqinji ynë jugor kërkon arritjen e marrëveshjes së detit, me disa ndryshime të vogla, që t’i hapë rrugë negociatave me Bashkimin Evropian.

“Ne besojmë përfundimisht, se rruga e Shqipërisë drejt Evropës kalon nga Greqia”, është shprehur  Dimitris Plevrakis.

Plevrakis ka folur edhe për rritjen e rolit të Greqisë në rajonin e Evropës Juglindore, duke theksuar se mesazhi pas udhëtimit të kryeministrit Aleksis Tsipras në SHBA, ku u takua me presidentin Donald Trump, është se Greqia do të jetë spirancë e stabilitetit për të gjithë rajonin.

Të fundit