Flash News

KRYESORE

Rruga që mund t’i kushtojë karrigen e ministrit, Gjiknuri ‘luan’ me afatet që i ka vendosur Rama

Rruga që mund t’i kushtojë karrigen e ministrit, Gjiknuri

Në mars të këtij vitit, gjatë një bashkëbisedimi të zhvilluar në Elbasan, kryeministri Edi Rama lëshoi një paralajmërim për Ministrin e Transporteve, Damian Gjiknuri.

Një prej qytetarëve ngriti si shqetësim mos përfundimin e rrugës Tiranë-Elbasan, dhe në përgjigje të këtij shqetësimi, Rama vendosi si kusht përfundimin e punimeve brenda këtij viti, teksa duke ju referuar Gjiknurit tha ‘o ta mbarojë, o të mbarojë’.

Ditën e sotme, Autoriteti Rrugor njoftoi nisjen e punimeve për eliminimin e rrëshqitjes së ndodhur dhe stabilizimin e shpatit në segmentin që lidh tunelin e Kërrabës me Elbasanin.

Vetë Gjiknuri nuk ishte i pranishëm, ndërsa drejtori i ARRSH-së, njoftoi se punimet do të zgjasin katër muaj, çka do të thotë se rruga pritet të jetë gati në muajin janar.

Nuk dihet nëse është ende në fuqi paralajmërimi i Ramës ndaj ministrit të Transporteve apo vetë ky i fundit ka vendosur të sfidojë kryeministrin duke luajtur me limitet e afatit.

Me gjasë, e gjitha do të zgjidhet në fund të vitit, nëse Tiranë-Elbasan, do të marrë edhe një kokë ministri, apo vetëm fondin që ju shtua për ta përfunduar atë.

 

 

 

Të fundit