Flash News

KRYESORE

Rruga Tiranë – Elbasan, Kryemadhi tregon konfliktin mes Gjiknurit dhe Ballës për 50 milion euro

Rruga Tiranë – Elbasan, Kryemadhi tregon konfliktin mes Gjiknurit dhe

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka deklaruar se ministri i Transporteve, Damian Gjiknuri dhe deputeti Taulant Balla janë në konflikt të hapur me njëri tjetrin pasi duan të përfitojnë miliona euro nga ndërtimi i segmentit të mbetur të rrugës Tiranë – Elbasan.

E ftuar në emisionin ‘Real Story’, Kryemadhi ka theksuar se Taulant Balla kërkon të përfitoj 50 milion euro, e cila pretendohet të merret edhe nga Damian Gjinkuri që nuk po i hap krah.

“Është një konflikt mes Damian Gjiknurit dhe Taulant Ballës. Histori e dosjes së rrugës është e qartë. Dashamir Xhika dhe Andi Toma nuk kane lidhje me  këtëe projekt. Ata mund të kenë kusure të tjera, siç ishin palmat e rrugës Tiranë Elbasan. Lufta bëhet se kush do ti kontraktorët. Më thoni çfarë punë ka Taulant Balla që komunikon me kompaninë greke, Aktos, e cila po ndërton rrugën. Lufta është qe t’u thuhet shqiptarëve se rruga nuk mund te mbaroj pa fonde të tjera. Që Taulanti të marr 50 milion euro dhe jo 35 milion euro, por Gjiknuri nuk po i hap krahun”, ka pohuar Kryemadhi.

Të fundit