Flash News

KRYESORE

Rrugë të mbarë! I qeshur dhe me valixhe në dorë, Donald Lu lë pas “peshqit e mëdhenj” dhe largohet nga Shqipëria

Largohet përfundimisht nga Shqipëria Donald Lu, i cili shërbeu për katër vite si ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Pas përfundimit të mandatit në vendin tonë, duket se destinacioni i radhës për Lu është Kirgistani, vendi ku do të shërbesë sërish si ambasador i SHBA.

Ambasada amerikane në Tiranë ka publikuar një imazh të Donald Lu në formë karikature dhe shkruan: Rrugë të mbarë ambasador Lu!

Në këtë imazh, Lu lë pas “peshqit e mëdhenj”, të cilët apeloi dhe kërkoi t’i shihte parapa hekurave. Po ashtu, shihet që lë pas edhe “shtylla” të Reformës në Drejtësi, zgjedhjet, dekriminalizimin e shumë çështje të tjera që Lu ka asistuar dhe i ka ndjekur hap pas hapi dhe me një valixhe në dorë largohet me një makinë drejt Kirgistanit.

Kathleen Ann Kavalec është emri i ri që do të zëvendësojë Donald Lu në Shqipëri.

Të fundit