Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Rrugës për në shtëpi (Shqipëri), COVID-19 e gjeti në mes të oqeanit - shqiptarja rrëfen karantinën në kroçere
Teksa anija gjigante e një prej kroçereve të shumta që lundrojnë në oqeane ishte nisur për të filluar punën me mijëra turistë që zgjedhin të kalojnë pushimet në këtë mënyrë, pandemia e koronavirusit prishi dhe planet e tyre. Në bordin e saj e një prej këtyre anijeve ndodhej dhe Fize Smailaj, 24 vjeçarja shqiptare.
Fizja këtë punë e ka nisur që vitin e kaluar, nga e cila ngeli shumë e kënaqur dhe u rikthye sërish me një kontratë të dytë në janar të këtij viti, pak para se të shpërthente pandemia e koronavirusit.
"Punën në kompani e kam filluar vitin e kaluar. Këtë vit, në janar fillova kontratën e dytë në një nga anijet e flotës. Në punën tonë kemi të bëjmë me turiste që vijnë në anije për të kaluar 3-4 ditë pushimi. Në varësi të madhësisë së anijes, ndryshon edhe numri i turistëve që do të kemi në anije. Në anijen ku punoja para COVID-19 kishim rreth 4000 turistë çdo 3-4 dite, shto këtu edhe rreth 1500 pjesëtarë të ekuipazhit," - rrëfen për Politiko, Smailaj.
24-vjeçarja tregon se në momentin kur shpërtheu COVID-19, ishte piku i sezonit për ta dhe pas mbledhjes që presidentët e Linjave të Kroçereve bënë me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për arsye sigurie u vendos që të pezullohej puna, dhe pas këtij njoftimi turistët nuk mund të shkonin më në anije dhe të vetmit që qëndruan në bord ishin anëtarët e ekuipazhit.
Rregullat e distancimit social dhe higjiena maksimale janë respektuar dhe mes pjesëtareve të ekuipazhit, të cilët tashmë kishin një tjetër qëllim: të riktheheshin shëndosh e mirë në shtëpitë e tyre.
"Nuk mund të qëndronim me shume se një person ne dhome, theksoj këtu faktin se në kushte normale, ne qëndrojmë dy persona në një dhome. U ndryshua orari i ngrënies se vakteve në varësi të katit ne te cilin banoje në anije, p.sh kati 1-4 duhet ta konsumoje darkën në këtë fashë orare 18:00-19:15. Nuk mund të qëndronim jashtë orareve të caktuara në ambientet e përbashkëta, u vendosën orare për të marrë ajër të pastër dhe për të pirë cigare në ambientet e caktuara. Pjesën më të madhe të kohës na u kërkua të qëndronim në dhomat tona në mënyre që të shmangnim rrezikun prej virusit. Përveç kësaj çdo ditë, dy herë në ditë na matej edhe temperatura nga 'heads of departments' të cilët i raportonin matjet pranë qendrës mjekësore ne bord. Kompania u sigurua qe rreziku për ne të ishte minimal ose jo ekzistent. Pasi turistet e fundit u larguan nga anija, askush nuk doli asnjëherë nga anija, dhe askush nuk hyri ne bord nga jashtë. Pas disa javësh nga izolimi për disa nga ne, ekuipazh, u planifikuan fluturime për tu kthyer ne shtëpitë tona. Duke qene se dhe situata e fluturimeve ishte e ndërlikuar, shpesh edhe u anuluan. Në rastet kur anëtarët e ekuipazhit kishin dalë nga anija dhe u duhej të ktheheshin sërish në bord, ata duhej të qëndronin në izolim për rreth 14 dite pa asnjë kontakt me personat qe nuk ishin larguar nga anija,"- tregon Fizja teksa shpjegon masat që kishte marrë anija ku ajo po qëndronte.
Duke qenë se kthimi i punonjësve përmes fluturimeve ishte i pamundur për shkak se vendet mbyllën kufinjtë duke dashur të shmangnin përhapjen me pasoja fatale të COVID-19, kompania e kroçerve vendosi të përdorë disa nga anijet e flotës për të kthyer secilin prej punonjësve në shtëpitë e tyre.
"Disa prej anijeve kanë shkuar në Indonezi, Filipine, Indi, Amerikën Latine, Afrikën Qendrore dhe Jugore. Dy prej tyre, përfshire dhe anijen ku unë jam tani janë duke ardhur në Europë. Për kthimin në gjendjen normale, gushti është një mundësi. Është njoftuar se në gusht disa prej anijeve do të fillojnë të operojnë normalisht."
Por secili prej nesh e provoi karantinën, izolimin në shtëpitë tona, në mënyra e forma të ndryshme, qoftë duke punuar a duke parë Netflix, por si ishte për Fizën dhe gjithë punëtorët e tjerë të ekuipazhit karantina në mes të oqeanit?
Fizja rrëfen për ne se me kalimin e kohës filloi të mësohej por i mungonin gjëra që në dukje shumë të vogla por që nuk mund t`i bësh kurrë nga bordi i një anije gjigante, si: të ndjesh nën këmbë tokën:
"Karantina në det është e çuditshme në fillim, por me kalimin e kohës mësohesh dhe me të. Fillon të vlerësosh gjërat që më parë nuk i konsideroje aspak. Personalisht për shembull, më mungojnë gjërat e vogla që mund të bësh në tokë, si të eci zbathur, të ndjej dheun ose barin në shputat e këmbës, ose të përkëdhel një kafshë. Por edhe të qenit këtu gjatë kësaj periudhe ka të mirat e saj, për shembull në kohën kur në tokë ishte rreptësisht e ndaluar të dilje jashtë, këtu ne mund të luanim basketboll, ping-pong, mund të bënim vrap, mund të shihnim filma në teatrin që ndodhet në bord."
Me milje larg dhe në një tjetër kontinent, familja ishte ajo që shqetësohej më shumë për gjendjen e vajzës së tyre. Por siç tregon vetë Smailaj, ajo u tregua shumë e sinqertë me prindërit e saj duke iu sugjeruar të qetësohen pasi në mes të detit ishte më e sigurte nga Covid-19 sesa në tokë.
*Intervista është zhvilluar kur Fizja ndodhej në Oqeanin Atlantik, teksa po lundronte për t`u kthyer në Shqipëri. Ditën që do publikohej ky artikull, u shemb Teatri Kombëtar dhe ngjarjet morën tjetër çasje. Fizja bashkë me 55 shqiptarët e tjerë kanë arritur tashmë në Shqipëri, të gjithë mirë dhe të sigurtë ku edhe po kryejnë karantinën 14-ditore.
Politiko.al/ d.z
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38