Flash News

KRYESORE

‘Rrugët ishin të hapura’, drejtuesit e policisë që përmend ‘bashkëpunëtori x’ dhe që kanë lidhje me Agron Xhafajn

‘Rrugët ishin të hapura’, drejtuesit e policisë

Albert Veliu, në intervistën të cilën publikoi Partia Demokratike ditën e stome, përmend disa raste se Agron Xhafaj, kishte lidhje me përfaqësues të lartë të policisë në qytetin e Vlorës.

Veliu përmend Ermalin (emri i tij del edhe tek audio përgjimi) për të cilin thotë se kur ka ndodhur ngjarja ka qenë shef kufiri. Thotë gjithashtu se Agron Xhafaj ‘bëhej shumë’ me drejton e policisë së Vlorës ndërsa gjatë intervistës përmend edhe emrin e shefit të krimeve në Vlorë.

I pyetur nëse kishte frikë në momentin që u ofrua për të bërë transportin e drogës ai shprehet se ‘rrugët ishin të gjitha të hapura’.

Një situatë e ngjashme rezultoi edhe në rastin Habliaj, të cilët, tashmë janë provuar, kishin lidhje me drejtues të lartë të policisë në Vlorë, madje tre prej tyre janë shpallur në kërkim me akuzën e lejimit të kultivimit dhe trafikimit të lëndës narkotike.

Momentet kur Albert Veliu, gjatë intervistës, përmend policisë dhe drejtues të saj

Me kë të prezantoi?

Me Ermalin, me këtë. Nuk e di ça është ai, shef kufiri...mbiemrin s’ia di.

Nga informacionet që ti kishe, kishte lidhje me Policinë e Vlorës?

Po, kishte me drejtorin e Vlorës bëhej shumë, dilte shpesh. Kishte me këtë shefin e kufirit.

Po nuk kishe frikë se mund të ndeshje policinë rrugës?

Ishin të gjitha të zgjidhura, rrugët ishin të gjitha të hapura.

Kush të tha që është zëri jot?

... Dhe prapë sot që po flasim, i kishe vajtur djalit te puna shefi i Krimeve.

Si e ka emrin?

Alket.

 

Të fundit