Flash News

KRYESORE

Rrugët që do bllokohen pasditen e sotme në Tiranë

Rrugët që do bllokohen pasditen e sotme në Tiranë

Policia e Tiranës ka bërë të ditur planin e masave për mbarëvajtjen e ndeshjes Partizani-Kuksi që do të luhet në orën 18:00. Policia njofton se duke nisur nga ora 15:30 dhe deri në përfundim të ndeshjes do të bllokohet si dhe nuk do të lejohet parkimi i automjeteve në segmentet rrugore:

  • Rruga përballë Stadiumit “Selman Stërmasi”
  • Rruga “Gjin Bue Shpata”, nga kryqëzimi me rrugën “Emin Duraku” deri tek kryqëzimi me rrugën “Sulejman Delvina”
  • Rruga “Emin Duraku”, nga kryqëzimi me Rrugën “Gjin Bue Shpata” deri tek rruga përball Stadiumit “Selman Stërmasi”

Gjithashtu, sipas njoftimit të policisë, me qëllim lëvizjen e lirë të tifozëvë, do të ketë kufizim të trafikut nga kryqëzimi i rrugës “Muhamet Gjollesha” me Rrugën "Artan Lenja", përgjatë Rrugës "Muhamet Gjollesha", Rruga “Sulejman Delvina” deri tek Stadiumi “Selman Stërmasi”.

Në hyrje të stadiumit do të kontrollohen dhe verifikohen identitetet e shtetasve nëpërmjet kartës së identitetit si dhe nuk do të lejohet futja e sendeve të forta si:

  • Shishet e llojeve të ndryshme
  • Monedha apo metale të llojeve të ndryshme
  • Lëndë piroteknike apo fishekzjarrë.
  • Çelësa të ndryshëm
  • Persona nën efektin e alkoolit.

 

Të fundit