Flash News

KRYESORE

Rrugët që do bllokohen nesër në Tiranë, policia: Protesta do monitorohet dhe nga ekspertë të huaj

Rrugët që do bllokohen nesër në Tiranë, policia:

Policia e Shtetit, përmes një deklarate për mediat ka bërë të ditur planin e masave në kuadër të mbarëvajtjes së protestës që do të mbahet ditën e nesërme në Tiranë.

Policia njofton se nga ora 00:00 e datës 26 maj, deri në përfundimin e tubimit nuk do lejohet qarkullimi i mjeteve në rrugët:

- Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", nga kryqëzimi i rrugës “Bajram Curri” deri tek kryqezimi i rrugës “Abdyl Frashëri” dhe anasjelltas;

- Rruga “Ismail Qemali” nga degëzimi me rrugën “Papa Gjon Pali II” deri tek Bulevardi “Deshmorët e Kombit” do të jetë e bllokuar;

- Rruga “ Papa Gjon Pali II” nga degëzimi me Bulevardin “Bajram Curri", deri tek degëzimi i rrugës “Themistokli Germenji” dhe anasjelltas, do të jetë e bllokuar dhe nuk do të lejohet parkimi i mjeteve në të dy anët e rrugës;

Duke filluar nga ora 07:00 e datës 26 maj deri në përfundim të tubimit, nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve të të gjitha kategorive nga Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” në drejtim të rrugës “Abdi Toptani”.

Devijimet do të prekin edhe linjat e transportit publik, ku linja e “Tiranës së Re” do të kthehet tek sheshi “Willson”, linja e Kamzës do të kthehet tek sheshi para ish-Kafe “Florës”, linja e Saukut do të kthehet tek rruga “28 Nëntori” pranë Sahatit.

Të shtunën, nga ora 07:00 deri në përfundim të protestës brenda Unazës së Madhe dhe rrugëve të tjera të brendshme, nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë të të gjitha kategorive.

 

Polciia thotë se mjetet e transportit të pasagjerëve që do të vijnë nga qytetet e tjera nuk do të lejohen në brendësi të Tiranës, përveç vendeve të miratuara nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, që janë:

- Pallati i sportit "Asllan Rusi", në rrugën “Dritan Hoxha”;

- Pallati me shigjeta në rrugën “Konferenca e Pezës”;

- Rreth-rrotullimi i Fakultetit Ekonomik në rrugën e “Elbasanit”;

- Ura e Brrylit në “Bulevardin Zhan D’Ark”.

Mjetet e transportit që vijnë nga rrethet pasi të zbresin qytetarët në vendet e caktuara sipas Planit të Masave, do të kthehen dhe vendosen:

- Mjetet që vijnë nga rreth-rrotullimi i “Fakultetit Ekonomik” do të vendosen në rrugën “Shahin Toci” pranë Terminalit të Jug-Lindjes;

- Mjetet që vijnë nga sheshi "Shqiponja" do të vendosen në rrugën “Teodor Keko";

- Mjetet që vijnë nga Pallati me shigjeta në rrugën “Teodor Keko”;

- Mjetet që vijnë nga pjesa lindore e qytetit, do të sistemohen përballë Maternitetit të Ri.

Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin për largimin e mjeteve të parkuara në rrugët e sipërpërmendura, në të kundërt do të spostohen me mjete ngritëse.

Gjithashtu, veprimtaria e Policisë së Shtetit, në ditën e tubimit, do të asistohet dhe monitorohet edhe nga ekspertë të huaj, të atashuar pranë Ministrisë së Brendshme.

 

Të fundit