Flash News

KRYESORE

'Rrugëtim të mbarë në shërbim të popullit', urimet e para nga politikanët shqiptarë për qeverinë e re në Kosovë

'Rrugëtim të mbarë në shërbim të

Me 61 vota pro, 24 vota kundër dhe 1 abstenim, në Kuvendin e Kosovës sot u votua qeveria e re e koalicionit LDK-AAK-Nisma-minoritetet dhe me kryeministër Avdullah Hotin.

Vijnë urimet e para nga politikanët shqiptarë. Kryeministri Edi Rama në urimin e tij kërkon edhe bashkëpunimin e opozitës në shërbim të interesit të popullit e të shtetit të tyre.

Urimi i Ramës vjen në Twitter:

“U uroj rrugëtim të mbarë qeverisë së re të Kosovës e opozitës gjithashtu, në shërbim të interesit të popullit e të shtetit të tyre, me besim e shpresë se pas një periudhe jo të lehtë përpëlitjesh në procesin e maturimit demokratik, do të bëjnë së bashku punë të mira për Kosovën🇽🇰🇦🇱”

Edhe kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka uruar Kryeministrin e ri të Kosovës Avdullah Hoti dhe Kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa pas votimit në Kuvendin e Kosovës.

Sipas Ballës, duhet të shfrytëzohen të gjitha mundësitë në dobi të bashkëpunimit.

Urimi i Taulant Ballës në Twitter:

Urimet më të sinqerta @Avdullah Hoti dhe Lidhjes Demokratike @IsaMustafaKS Punë të mbarë Qeverisë së Re në agjendën e brendshme dhe në rrugëtimin e përbashkët krah për krah 🇦🇱🇽🇰🇪🇺 në rrugën e integrimeve evropiane. Të shfrytëzojmë të gjitha mundësitë në dobi të bashkëpunimit👐🏼🤝

Edhe kryedemokrati Lulzim Basha ka uruar qeverinë e re në Kosovë. Mesazhi në twitter:

"Konsolidimi i shtetit, integrimi euroatlantik, mbrojtja e integritetit dhe sovranitetit të Kosovës, janë sfidat, përballimi me sukses i të cilave janë në interes jo vetëm të Kosovës e popullit të saj, por jetike për paqen dhe proceset integruese të krejt rajonit tonë. I uroj punë të mbarë qeverisë së re të Kosovës dhe kryeministrit Hoti në plotësimin me sukses të objektivave strategjikë të Kosovës dhe shërbimin ndaj interesit më të mirë të qytetarëve të saj. Partia Demokratike e Shqipërisë sot në opozitë dhe nesër në qeverisjen e vendit do të jetë përherë në krah të Kosovës, në krah të qytetarëve të saj, me bindjen e palëkundur se suksesi i Kosovës është sukses i interesit kombëtar të gjithë shqiptarëve."

Të fundit