Flash News

KRYESORE

“Rrush nga ajo e bardha, birra, vajza e bukur...”, cilat janë kodet e trafikantëve shqiptarë të arrestuar nga “Shefi” në Itali

“Rrush nga ajo e bardha, birra, vajza e bukur...”, cilat janë

“Makina, rrushi, punëtor, motorr, shishe birre, shishe uji, bluza, shezllone, persona, skeleri, birra”, ishin disa nga kodet që përdoreshin për të mos rënë në sy dhe për të mos u kuptuar nga trafikantët e drogës, të cilët u goditën nga mega-operacioni “Shefi” pak ditë më parë në Puglia të Italisë.

Nga ky operacion i përbashkët mes autoriteteve shqiptare dhe asaj italiane u arrestuan  43 persona, 21 prej të cilëve shqiptarë. “Report tv” ka zbardhur kodet që këta trafikantë përdornin me njëri-tjetrin, kur donin të komunikonin për ngarkesa të drogës.

 Nga hetimet ka rezultuar se shqiptarët e përfshirë në këtë trafik për të kamufluar aktivitetin kriminal e cilësonin drogën gjatë komunikimeve të tyre telefonike me epitetit si “makina, rrushi, punëtor, motorr, shishe birre, shishe uji, bluza, shezllone, persona, skeleri, birra. Ndalur te paratë dhe vlerën prej 1400 euro për kg që grupi kriminal hidhte në tregun italian, kanabisin e transportuar si nga ajri, deti dhe rrugë tokësore etiketoheshin me termat “dokumentet, orë pune, punëtorë”. 

Kur kanabisi apo lënda narkotike kokainë e trafikuar nga Shqipëria rezultonte e një cilësie shumë të mirë veç komunikimit për sasinë, çmimet dhe mënyrën e trafikimit shtetasit e hetuar kujdeseshin dhe për cilësinë. Ndër përgjimet e komunikimeve mes trafikantëve ka rezultuar se ata përdornin këto etiketime “Vajza e bukur, më sill një kamion rrushi pa fara, bëj një kamion rrushi pa fara nga ajo e bardha”.

Nga ky operacion veç arrestimeve, u sekuestrua edhe një sasi prej 2.5 ton lëndë narkotike e llojit kanabis sativa, prej së cilës 1 kg kokainë dhe një heroinë.

Të premten, dolën në një konferencë të përbashkët policia shqiptare dhe një përfaqësues i anti-mafias italiane, ku thanë se hetimet për goditjen e mëtejshme të dy grupeve kriminale do të vijojë dhe për arrestimin e të tjerë personave të përfshirë në këtë rrjet trafikimi.

Të fundit