Flash News

KRYESORE

"Ruaji se mund të jenë me vlerë në të ardhmen". Fjalia e Anjshtajnit për 'teorinë e lumturisë', u shit për 1.5 milion dollarë

"Ruaji se mund të jenë me vlerë në të

Një korrier u shfaq në derën e e dhomës ku po rrinte Albert Anjshtajni me të shoqen në Imperial Hotel. Pasi dorëzoi mesazhin, është e paqartë nëse korrieri e refuzoi bakshishin e gjeniut apo ai nuk kishte të vogla, por matematikani ngulmoi t'i jepte diçka.  

Kështuqë, në një fletë shkëputur nga blloqet e hotelit, Anjshtanji shkroi në gjermanisht 'teorinë e lumturisë'.

 "Një jetë e qetë dhe modeste sjell më shumë lumturi se rendja pas suksesit, ndërthurur me përpjekje të vazhdueshme".  

Ai i tha punonjësit të hotelit që ta ruante shënimin-mund të ishte me vlerë në të ardhmen.  

Dhe kështu ndodhi.

Në një ankand në Jeruzalem të martën 'teoria e lumturisë' iu shit një ofruesi anonim nga Europa për 1.56 milion dollarë.

Shitësi është, sipas raportimeve, stërnipi i vëllait të portierit japonez të Hotelit Imperial që tani jeton në Gjermani.  

 ©Politiko.al. Përshtatur sipas një shkrimi të Npr.

Të fundit