Flash News

KRYESORE

Ruan banka, ambasada dhe universitete; profili i ICTS që nuk parandaloi grabitjen në Rinas

Grabitja e së martës në Rinas ka ngritur dyshime mbi rolin e kompanisë së sigurisë ICTS, që është nënkontraktore e 'China Everbright Group'. Kompania me 152 të punësuar është krijuar në vitin 2005 dhe nga kontrata me koncensionarin kinez përfiton rreth 1.5 milionë euro në vit.

Kompania sqaron se misioni i saj eshte të zhvillojmë produkte dhe procese sa më të mira dhe t’i integrojmë ato në biznesin e klientëve tanë në një mënyrë që të përmirësohet cilësia dhe të ulen kostot - një vlerë e shtuar që është e matshme, e provueshme dhe e denjë për një premium.

“ICTS Albania është kompania e vetme qe ka të gjitha Licencat e Sigurisë nga Autoritetet e shtetit shqiptar - Drejtoria e Policisë, Autoritetit të Aviacionit Civil dhe Drejtorisë së Përgjithshme Detare. Përveç kësaj ICTS është e vetmja kompani që ka Instruktorë te licencuar nga Autoriteti i Aviacionit Civil si dhe patformen CBT (Computer Based Training), EAGLE për trajnime inovative të personelit të saj”, sqaron kompania.

“Si pjesë e ICTS Europe, ICTS Albania është një partner solid i sigurisë që ofron kapacitete profesionale të njohura, një etikë të fortë të biznesit dhe qëndrueshmëri afatgjatë. Ajo është e vetmja kompani e Sigurisë në Shqipëri që ofron përvojë dhe standarde ndërkombëtare, transparencë dhe profesionalizëm, besueshmëri, përputhje absolute me rregulloret kombëtare dhe ndërkombëtare dhe kushtet kontraktuale të klientit, gjithmonë inovative duke ecur perpara me tendencat dhe zhvillimet ndërkombëtare të sigurisë”, shkruan kompania në faqen zyrtare.

Ne QKR, 25% te aksioneve te kompanise i perkasin avokatit Eno Bushi, ndërsa 75% zoterohen nga ICTS Europe. Kompania ruan disa nga institucionet më të rëndësishme në vend, si: Banka e Shqipërisë, Porti i Durrësit, Vlorës, ambasadën franzece, një universiteti dhe një spital privat në vend.

Të fundit