Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Rubens Shima: Karantina e ktheu injorancën në dominancë…një befasi (e keqe) nga televizionet
Rubens Shima e përshkruan karantinën si një cinik. Ai del (ia del të dalë) jashtë melodramës kombëtare dhe botërore të solidaritetit (i cili me gjasë është më shumë frikë dhe uniteti i numrave të mëdhenj se sa dhembshuri) dhe përshkruan një ‘aks të thyer logjik’: injorancën e kthyer në dominancë, përrallat pellazgjike, rakinë, hudhrat, analistët, daljet frenetike të Kryeministrit etj. etj.
Intervista e tij është një ushtrim leximi, një ndihmë për të dalë (për t’ia dalë) jashtë orëve të mësimit në RTVSH, orëve të linçimit në ERTV, orëve të kapsit në EOFTV (Every Other Fucking TV).
Çfarë imagjinoje ( të vinte ndër mend) kur dëgjoje fjalën “karantinë” para se ti (dhe bota) të përballeshit me Covid 19?
Nuk më hynte në punë imagjinata. Kuptimin e fjalës “karantinë” e kisha hasur tek historia e ‘La Serenissima’-s, Republikës Detare të Venedikut, e cila kishte dhe rregullat e saj të karantinimit, thuajse identike me këto tonat sot. Madje, ndoshta edhe në Arbërinë Venedikase duhet të jenë zbatuar ato. Europa ka vuajtur kohë pas kohe, në mënyrë gati ciklike nga pandemitë dhe epidemitë e ndryshme. Mënyrat e përballjes me to kanë qenë nga më brutalet dhe çnjerëzoret në historinë e qytetërimit. Lebrozët dëboheshin dhe detyroheshin të varnin zile në qafë si cjepër, për të sinjalizuar praninë e tyre. Të infektuarit me sëmundje lëkure nxirreshin dhe liheshin me muaj jashtë portave të qyteteve; ose të ngjalleshin ose të vdisnin - të poshtëruar nga njeriu dhe të braktisur prej Zotit.
Praktika e karantinës, siç e njohim ne, fillon në fillimshekullin XIV, në përpjekje për të mbrojtur qytetet bregdetare nga epidemitë e murtajës. Autoriteti i Republikes, Këshilli i Lartë miratoi një ligj për krijimin e një trentino, një periudhë izolimi tridhjetë ditëshe për anijet, që vinin në Venecia nga portet e infektuara, të cilave u kërkohej të ulnin spirancën dhe ekuipazhi të qëndronte për 30 ditë në bord, përpara se të zbrisnin në tokë. Më pas, kohëzgjatja e izolimit u rrit për një periudhë dyzet ditore. Kjo praktikë u njoh si quarantino, dhe rrjedh nga fjala italiane ‘quaranta giorni’ që do të thotë dyzet ditë. Nuk dihen arsyet përse tridhjeta u bë dyzet. Disa hamendësojnë se u vendos si një pasqyrim i kohëzgjatjeve të ngjarjeve biblike si; dyzet ditët e përmbytjes, dyzet ditët e qëndrimit të Moisiut në malin Sinai apo dyzet ditët e Krishtit në shkretëtirë. Gjithësesi në ato dyzet ditë izolim në anije, një gjë ishte e sigurt; o jetoje o vdisje, spital nuk kishte.
Por për t’iu kthyer pyetjes suaj; duke njohur kuptimin e fjalës karantinë, nuk e kisha imagjinuar se dyzeta mund të bëhej pesëdhjetë, shtatëdhjetë e kështu me rradhë. Semantika të lë në baltë.
Cilat janë kufizimet më të mëdha që të ka sjellë karantina?
Rutina ime nuk është më e njëjtë. Më duhet të krijoj një të re, në përshtatje me kushtet e reja, gjë që nuk qënka dhe aq e lehtë. Një rutinë është pak a shumë si muzika apo si një teori arti - ajo siguron një strukturë për të punuar nën të.
Është e rëndësishme ta thyesh herë pas here, por me vetëdije dhe kur e gjykon të nevojshme. Jo i detyruar nga monitorimi i centralizuar i qeverisë, me ndalim-qarkullim, orë policore, polic pazari, polic sapuni… Gjithësesi e mirëkuptoj. Këto nuk janë kohë normale, ndaj kufizimet dhe udhëzimet janë të dobishme dhe duhen ndjekur.
Ka ndonjë plus?
Mendoj se nuk ka asnjë plus në një periudhë pandemie. Sa më shpejt të dalim nga ky makth, aq më mirë do jetë për njerëzit, për familjet, për ekonominë. Por nga kjo krizë, ndoshta më e madhja e gjeneratës sonë, është e pamundur të dilet pa respektuar me rigorzitetin më të madh udhëzimet e qeverisë dhe rregullat e karantinës. Përndryshe situata mund të dalë jashtë kontrolli dhe vendi të hyjë në një fazë barbarie.
Si mendon se do të ndryshojë bota pas kovid -19?
Një gjë e di me siguri, që ka ndryshuar; Shën Korona, nga shenjtorja mbrojtëse e njerëzve nga infeksionet, u transformua në virus. Ose ndoshta virusi i vodhi identitetin.
Nuk e di se si do jetë bota pas pandemisë Covid-19. E vetmja siguri është se do të jetë ndryshe. Fatkeqësisht pamë një botë, që po bëhet gjithnjë e më dehumanizuese, ku izolimi nacionalist vlen më shumë se solidariteti global. Youval Noah Harari në analizën e tij “Bota pas koronavirusit” vizaton një skicë të peizazhit botëror pas pandemisë, që vlen shumë të lexohet.
Çfarë të ka bërë përshtypje gjatë kësaj kohe të përballjes me Covid -19; çfarë të ka bërë më pesimist apo më optimist?
Mungesa e disiplinës, mungesa e ndërgjegjësimit, injoranca e kthyer në dominancë, përrallat pellazgjike, rakia, hudhrat, analistët, daljet frenetike të Kryeministrit, përsëri analistët, spotet televizive me muzikën e realizmit socialist dhe me simbolikën banale të shqiponjës me dy duar.
Befasohem kur shoh se si televizione të ndryshme janë lëshuar kokëpingulthi në repertorin e këngëve të dikurshme të realizmit socialist, duke shfaqur nëpër ekrane spote në çdo orë të ditës, si element përbashkues i solidaritetit kombëtar. Një vulgaritet televiziv tronditës. Potpuri këngëtarësh, të cilët me dëshirën e tyre kanë vendosur të mos jetojnë në Shqipëri, interpretojnë me skype këngën “Shqipëri, o vend i im”, si himn lufte ndaj koronavirusit. Apo, ca më keq, këngë të kompozuara për Partinë gjatë periudhës diktatoriale, të interpretuara nga e ndjera Vaçe Zela, janë shndërruar në spote televizive në mbështetje të mjekëve nëpër spitale. Me sa duket dashuria për mjekët këto ditë qenka e pakufishme, njëlloj si dashuria e dikurshme ndaj Partisë. Grotesku dhe absurdi nuk njeh kufi në këtë vend.
Si ka shkuar koha gjatë karantinës; mund të përshkruash ditën tipike në izolim?
Kryesisht dita ndahet mes leximit dhe kopshtit, me raste edhe sportit. Sportin e ushtroj më tepër si ndëshkim ndaj vetes, kur e teproj me kalori.
Cilët filma dhe libra do sugjeroje për karantinën?
‘Dekameronin’ e Boccaccio-s, ‘Murtaja’ të Albert Camus. Ndërsa për fillestarët e librit, pa dallim moshe, ‘Harry Potter’-in. Në rast se e kanë bezdi leximin, le t’i shohin filma.
https://politiko.al/ardian-vehbiu-me-ka-trishtuar-fiaskoja-e-shendetesise-edhe-amerika-u-kap-me-breke-neper-kembe/
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38