All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Rubrika e 'halleve' të qytetarëve “Alo, Edi jam”, Rama: Tani do merrem vetë

Rubrika e 'halleve' të qytetarëve “Alo, Edi
All - Paragraf - 1

Kryeministri Edi Rama e ka marrë seriozisht telefonimin e qytetarëve për problemet që ata kanë. Prej disa ditësh, Rama nga ERTV ka nisur rubrikën “Alo, Edi Jam”, ku telefonon qytetarët për ankesat që ata paraqesin te portali qeveritar “shqipëriaqëduam.al”. Rama, gjatë të martës tha se tashmë do të merret personalisht për të zgjidhur hallet e qytetarëve. Rasti ishte për një qytetar nga Durrësi, që kryeministri e telefonoi për t`i dëgjuar hallin që kishte.

All - Paragraf - 3

Qytetarit, që telefonoi Rama, i kishte hequr patentën policia pasi ishte jashtë orarit. Për këtë arsye, Kryeministri i tha se do të merrej vetë. “Pa merka do ta marr vetë drejtorinë. Ata që kanë leje pune nuk mund të penalizohen. Ndjesë dhe kurajo, të fala nga shtëpia”, i tha Rama qytetarit. Ndërkohë, Rama u ka përsëritur qytetarëve që ka telefonuar se duhet të paguajnë dritat, pasi shteti i ka mundësitë e kufizuara.

“Dritat janë mall, po i konsumove do i paguash. Nëse konsumohen dhe nuk paguhen përfundojmë të gjithë në humnerë. Dritat do i paguani dhe kaq. Për të mbajtur frymën do u ndihmojmë, jo për të blerë karta telefoni. Nuk hyhet në diskutimin për dritat, prodhohet, nuk vjen nga shiu, deti dhe dielli dhe si i tillë paguhet. Kush e ka më të vështirë ti ndezë sa më pak dhe të kursejë. Jo që kur të dalim nga lufta të përfundojmë në një gropë të madhe si kohërat e tjera që nuk dua ti kujtoj, pasi nuk do të lejoj të kthehen më. Shteti i ka mundësitë e kufizuara”, tha Rama

Të fundit