Flash News

KRYESORE

“Rubrika 'Shihemi në gjyq’ është banale”, çfarë thotë Eni Çobani për deklaratën e Agron Llakajt

“Rubrika 'Shihemi në gjyq’ është banale”,

Javë më parë, i ftuar në emision radiofonik ‘Chaud Patate’, aktori i humorit Agron Llakaj  u shpreh se rubrika “Shihemi në gjyq”, e Eni Çobanit është  më banalja e emisionit.

“Në qoftëse ka një pjesë banale te Ardit Gjebrea është pikërsiht gjyqi i Eni Çobanit. Dhe si të tillë unë e kam marrë gjetje për të demaskuar këtë lloj gjyqi, pasi ajo mund të jetë avokate e së drejtës, por ajo është një banalitet. Dhe duke u nisur populli kështu si jemi ne, që i ka sytë te ekrani për punë dhe të ardhme, këtë do ta quaja banalitet, varfëri shpirtërore e njerëzve që nuk kuptojnë se çdo të thotë të ndërtosh të ardhmen”, ka thënë Llakaj.

E ftuar në  emisionin “Një kat më lart’’ me Ermal Peçi, Çobani u shpreh se nuk e ka dëgjuar por vetëm e ka lexuar në mediat online këtë deklaratë. Ndërsa sa i përket marrëdhënies me Llakajn, Çobani u shpreh se e ka respektuar thjesht si aktor humori, por që nuk kanë asnjë konflikt personal.

 “Zotin Llakaj e njoh nga televizioni. S’kam asgjë private me të. E kam lexuar, nuk e kam dëgjuar këtë deklaratë, nuk e gjeta. Është pak konfuze ajo e thëna e tij” – pohoi Eni.

Ermali e pyeti nëse janë përballur së bashku në evente publike dhe se çfarë do t’i thoshte ajo po ta kishte përballë. Juristja u përgjigj thjesht, “asgjë”, duke lënë të nënkuptojë se nuk mban inate.

Të fundit