Flash News

KRYESORE

Ruçi analizon qeverisjen e Ramës: Është në tejkalim të afateve për nxjerrjen e akteve nënligjorë

Ruçi analizon qeverisjen e Ramës: Është në tejkalim

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, thirri sot mbledhjen “Ndjekja e Zbatimit të Mekanizimit Ndërinstitucional Kuvend-Qeveri--Institucione të Pavarura”, me drejtuesit e qeverisë dhe institucioneve të pavarura.

Në fjalën e mbajtur, kryeparlamentari, bëri një bilanc sa i takon performancës së qeverisë sa i takon hartimit të projektligjeve. Ruçi tha se qeveria është në tejkalim të afateve për nxjerrjen e akteve nënligjorë.

“Gjatë sesionit të parë të legjislaturës së nëntë, Kuvendi ka miratuar 24 ligje, për 14 prej të cilave është parashikuar detyrimi i  Këshillit të Ministrave  për të nxjerrë akte nënligjore.

Deri në ditën e sotme, Këshilli  i Ministrave ka miratuar të gjitha aktet nënligjore të parashikuara vetëm për 5 ligje.

Për 5 ligje aktet nënligjore janë miratuar të pjesshme dhe jo për të gjitha çështjet për të cilat kërkohet miratimi.

Ndërsa për 4 ligje, aktet nënligjore nuk kanë dalë dhe Këshilli i Ministrave ka tejkaluar afatin për miratimin e tyre.

Gjatë sesionit të dytë të kësaj legjislature, Kuvendi miratoi 55 ligje, për 17 prej të cilave është parashikuar detyrimi i Këshillit të Ministrave për nxjerrjen e akteve nënligjore.

Deri në ditën e sotme, Këshilli i Ministrave ka miratuar akte nënligjore për 7 ligje.

Por vetëm për 5 ligje, aktet nënligjore janë të plota sipas parashikimeve në ligjet përkatëse, ndërsa për 2 ligje, ato janë  të pjesshme dhe jo për të gjitha çështjet.

Nga verifikimi i afatit të parashikuar në ligj, konstatohet se për 4 ligje ky afat nuk është respektuar, ndërsa për 6 ligje, Këshilli i Ministrave është në afat për nxjerrjen e tyre.

Qeveria është në tejkalim të afateve për nxjerrjen e akteve nënligjorë edhe në rastet kur aktet janë  nxjerrë vetëm për disa, jo për të gjitha dispozitat për të cilat ligji kërkon nxjerrjen e tyre”, u shpreh ndër të tjerash Ruçi.

Të fundit