Flash News

KRYESORE

Ruçi dërgon në seancë ligjet që kërkojnë 84 vota, por mazhoranca nuk i ka numrat

Ruçi dërgon në seancë ligjet që kërkojnë 84

Kuvendi do të mblidhet ditën e nesërme në seancë plenare. Seanca do të nis në orën 10:00 ndërsa në faqen zyrtare të Kuvendit është publikuar edhe rendi i ditës.

Në seancën e nesërme janë përfshirë edhe dy projektligje miratimi i të cilave kërkon shumicë të cilësuar votash. Bëhet fjalë për projektligjin ‘Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë’, si dhe projektligjin për ‘Kodin Rrugor’ të ndryshuar.

Të dyja këto projektligje janë të mbartuara nga sesioni i kaluar ndërsa edhe ditën e nesërme nuk pritet të miratohen për shkak se mazhoranca nuk i ka numrat.

Nga ana e saj, opozita ka bërë të ditur se nuk do të jetë pjesë e seancës plenare të ditës së nesërme. Grupi i deputetëve të PD dhe LSI do të mblidhen në një seancë të jashtëzakonshme në qytetin e Elbasanit, një mbledhje e ngjashme me atë që opozita organizoi ditën e hënë në Shkodër.

Të fundit