Flash News

KRYESORE

Ruçi dhe Balla në samitin për Ballkanin në Bruksel: Ka vetëm një plan A, është BE-ja

Ruçi dhe Balla në samitin për Ballkanin në Bruksel: Ka

Kryetari i parlamentit Gramoz Ruçi dhe kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla po marrin pjesë në samitin e nivelit të lartë midis Parlamentit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor në Bruksel. Tema e këtij takimi është “Ballkani Perëndimor, një rrugë shkëmbore për zgjerimin”.

Ata u takuan me raportuesen për Shqipërinë, Isabel Santos dhe më pas me bashkëkryetarin e Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri, Manolis Kefalogiannis.

PE-ja e bëri të qartë se nuk tërhiqet nga pozicioni i palëkundur për të filluar menjëherë gjatë presidencës kroate bisedimet me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, thuhet në njoftimin e kuvendit shqiptar.

Ruçi shprehu mirënjohjen për mbështetjen e fuqishme që PE dhe personalisht presidenti Sassoli u japin përpjekjeve të vendeve të rajonit për t’iu bashkuar familjes evropiane.

“Asnjë Plan B nuk ekziston, as i hapur dhe as i fshehtë, as sot dhe as në të ardhmen Ne duhet të punojmë që vizioni i Parlamentit Europian, Presidentit Sassoli dhe Komisionit Evropian të mbizotërojë mbi skepticizmin e dy-tre vendeve”, tha Ruçi.

Ruçi u kërkoi kryeparlamentarëve të BE-së të bindin qeveritë e tyre se Ballkani Perëndimor është një rajon evropian dhe jo kufitar me Bashkimin Evropian.

Kurse Balla theksoi se Shqipëria nuk është dekurajuar nga rezervat dhe skepticizmi i disa vendeve anëtare, të cilave u është kërkuar që, “para se të shprehin qëndrimet e tyre, të vijnë në Shqipëri dhe të prekin nga afër rezultatet e problemet tona”.

Të fundit