Flash News

KRYESORE

Ruçi dhe Basha flasin në të njëjtën kohë; cili televizion i dha hapësirë kreut të opozitës

Ruçi dhe Basha flasin në të njëjtën kohë; cili

Në kohën që kryetari i sapozgjedhur i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, mbante fjalën e rastit para deputetëve të rinj të betuar sot, Partia Demokratike e la sallën e seancave pas votës 'kundër', dhe u përqendrua jashtë Parlamentit.

Aty kryetari Basha i rrethuar nga deputetët dhe të rinjtë e FRPD u ka folur të pranishmëve për kundërshtimin që ka opozita për zgjedhjen në krye të legjislativit shqiptar të ministrit të fundit të diktaturës komuniste.

Ndërkohë që të gjitha televizionet jepnin drejtpërdrejt fjalën e Gramoz Ruçit, përfaqësues i pushtetit, asnjë prej tyre nuk ka zgjedhur t'i transmetojë publikut fjalën e përfaqësuesit të pakicës.

Të fundit