Flash News

KRYESORE

Ruçi ‘e kap’ një foto me Paul Ryan në SHBA. Sa i ka kushtuar ky moment shqiptarëve?

Ruçi ‘e kap’ një foto me Paul Ryan në SHBA. Sa i ka

Kreu i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi ndodhet në SHBA ku ka zhvilluar disa foto dhe disa takime. Sot është njoftuar për një takim të Ruçit me Kryetarin e Dhomës së përfaqësuesve, Paul Ryan, por nga foto e shpërndarë dallohet fare lehtë se nuk kemi të bëjmë me një takim por thjesht një foto.

Zyra e shtypit nuk sqaron se ku e ka ‘kapur’ këtë foto Ruçi me Ryan, pasi në ambientin përreth ka shumë persona që diskutojnë, çka tregon se nuk bëhet fjalë për ndonjë takim dypalësh. Kuvendi nuk njofton as për temën e diskutimit, nëse ka patur ndonjë të tillë.

Tashmë është e njohur dhe bajate historia e politikanëve shqiptarë që paguajnë miliona dollarë për të bërë një foto me zyrtarët amerikanë dhe më pas i shesin ato në Shqipëri si takime të suksesshme ku kanë diskutuar për çështje rajonale dhe globale.

Së fundmi është raportuar se Partia Socialiste ka paguar të paktën 175 mijë dollarë për lobim në SHBA, por pyetja që kërkon një përgjigje është nëse foto Ruçi-Ryan përfshihet brenda këtij çmimi, apo i ka kushtuar shqiptarëve disa miliona të tjera më shumë?

Të fundit