Flash News

KRYESORE

Ruçi i heq fjalën Vokshit: Të ndërpritet fonia, është abuzim

Ruçi i heq fjalën Vokshit: Të ndërpritet fonia,

“Të ndërpritet fonia është abuzim”, kjo ka qenë fjala e kryetarit të Parlamentit Gramoz Ruçi i cili i ndërpreu fjalën deputetes së PD-së Albana Vokshi. Ajo e mori fjalën për procedurë pas fjalës së ministres Kumbaro.

Pavarësisht kësaj ndërprerje deputetja nuk është larguar nga foltorja.

Ndërsa kreu i grupit parlamentarë të PD-së Edmond Spaho,  ka deklaruar se ndërprerja e fjalës së Albana Vokshit ka qenë e padrejtë.

“Zoti kryetar veprimi juaj nuk është brenda ligjit, Vokshi e kërkoi fjalën për procedurë dhe është në të drejtën e saj për fjalën e lirë,” –tha Edmond Spaho.

Ndërsa Gramoz Ruçi e ka interpretuar këtë ndërprerje për shkak të mospërputhjes më kriteret e marrjes së fjalës për procedurë, pas kësaj Ruçi i ka dhënë  vërejtje Vokshit dhe ka ndërprerë seancën për pesë minuta.

 

Të fundit