Flash News

KRYESORE

Ruçi letër skeptikeve të BE-së ndaj Shqipërisë: Vendimi i KE-së i pamerituar, ejani shikoni reformat

Ruçi letër skeptikeve të BE-së ndaj Shqipërisë:

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, u ka dërguar një letër kryeparlamentarëve të shteteve anëtare të BE-së, ku informon për procesin e hapjes së negociatave.

Mesazhi i tij ka qenë i veçantë sidomos për kolegët e tij të Francës, Holandës dhe Danimarkës, tri vendet skeptike për çeljen e negociatave të Shqipërisë, gjatë samitit të Brukselit më 18 tetorin e shkuar.

“Kuvendi, qeveria, institucionet dhe qytetarët shqiptarë kanë bërë më të mirën për të përmbushur me sukses rekomandimet e Komisionit dhe të Këshillit Evropian për pesë prioritetet kyçe të reformave integruese: reformës kurajoze e unike në drejtësi, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, reformës së administratës publike dhe garantimit e mbrojtjes së të drejtave të njeriut, përfshirë të drejtat e pronësisë. Vendimi i Këshillit Evropian, edhe pse i pamerituar dhe që nuk i përgjigjet të vërtetës për rezultatet e Shqipërisë, nuk na dekurajoi, por, përkundrazi, na nxit për të ecur më shpejt e me performancë më të mirë drejt përmbushjes së kritereve për çeljen sa më shpejt të negociatave.

Ne e kemi të qartë se reformat integruese nuk janë qëllim në vetvete, por i shërbejnë zhvillimit të Shqipërisë”, shkroi ai, duke ftuar kryeparlamentarët e Francës, Holandës dhe Danimarkës për një vizitë zyrtare në Shqipëri, që të verifikojnë nga afër arritjet e Shqipërisë në plotësimin e standardeve të integrimit.

Të fundit