Flash News

KRYESORE

Ruçi mban peng mbledhjen e Këshillit, Rama detyrohet të nxjerrë Ballën para medieve: Kryetari të mos vonohet

Ruçi mban peng mbledhjen e Këshillit, Rama detyrohet të

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi është duke mbajtur peng orën e mbledhjes së Këshillit të Rregullores, ku do të vendoset për imunitetin e deputetit të PS, Saimir Tahiri.

Për këtë situatë të pazakontë, Edi Rama është detyruar të nxjerrë përpara medieve kreun e grupit parlamentar, Taulant Balla, i cili ka kërkuar nga Ruçi të mos ketë vonesa por të mbledhë sa më shpejtë Këshillin.

“Për këdo, për çdo rast ne do ta bëjmë procedurën njësoj. Të jeni të sigurtë që drejtësia është kryefjala jonë. Unë jam i bindur se kryetari do të bëjë shumë shpejt njoftimin zyrtar. I kam bërë të ditur qëndrimin kryetarit për mbledhjen sa më të shpejtë të Këshillit”, tha Balla.

Balla ripërsëriti qëndrimin e kryeministrit Rama për heqjen e imunitetit për ish-ministrin e Brendshëm. “Nuk ka për të patur kurrë në Kuvendin e Shqipërisë një votë të Partisë Socialiste kundër drejtësië”, tha zyrtari socialist.

Nga Gramoz Ruçi te Vasilika Hysi, këta janë deputetët e PS që do marrin vendimin për imunitetin e Saimir Tahirit

Të fundit