Flash News

KRYESORE

Ruçi me tone të ashpra KLGJ-së: Plotësoni vakancat për Gjykatën e Lartë dhe Kushtetuese, s’ka arsye të mbani peng edhe integrimin

Ruçi me tone të ashpra KLGJ-së: Plotësoni vakancat

Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi i është drejtuar me tone të ashpra kryetares së Këshillit të Lartë Gjyqësor Naureda Llagami, që të plotësohen vakancat në Gjykatën e Lartë dhe atë Kushtetuese.

Pasi Llagami prezantoi raportin vjetor 2019 mbi veprimtarinë e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Ruçi iu drejtua se nuk ka arsye ligjore të mos hapen vakancat që sipas tij po mbani peng Shqipërinë deri në Bruksel.

“Kur do të plotësohen vakancat në Gjykatën e Lartë dhe atë Kushtetuese? S’ka arsye ligjore që ju me mos hapjen e të gjitha vendeve të mbani peng Shqipërinë deri në Bruksel. Kur themi të hapen menjëherë dhe sa më shpejt, shumë shpejt që të mos jemi tek momenti që të preokupohen Ligjet për mosplotësim të kësaj rezolute”, tha Ruçi.

Të fundit