Flash News

KRYESORE

Ruçi ndërpret seancën parlamentare, por jo fjalën e Bashës: Prej 72 orësh dëshmitari X është nën presionin e bandave

Ruçi ndërpret seancën parlamentare, por jo fjalën e

Kryetari i parlamentit Gramoz Ruçi ndërpreu seancën parlamentare pasi Basha refuzoi qe të largohej nga podiumi. Basha u kërkoi të gjithë qytetarëve që ta ndjekin nga Facebook-u i tij.

Sipas Bashës Fatmir Xafaj dhe Agron Xhafaj janë të përfshirë, njëri përmes bandave dhe tjetri duke ndryshuar ligjin.

“Fatmir Xhafaj duhej të kishte dhënë dorëheqjen. Fatmir Xhafaj nuk është këtu sepse është i zenë me diçka tjetër të cilën do ta marrim vesh shumë shpejt. Prej 72 orësh dëshmitari X është nën presionin e bandave dhe terrorit policor. E gjithë policia është vënë pas familjes së dëshmitarit dhe pas vetë dëshmitarit. Policia e ka për detyrë të ndalojë Agron Xahafaj, i cili është koka e drogës në Vlorë. Prokuroria e ka për detyrë të hapë hetimin. Por kanë bërë dicka tjetër, terror policor, përderisa audiopërgjigimi nuk është i vërtetë, perse i jane vënë prapa dëshmitarit X dhe jo bandave?”, u shpreh ndër të tjera Basha.

Të fundit